MENU
klinika

Aleksandër Stavre Drenova

‘Mirëbërësve Shkollës Normale të Elbasanit’

01.10.2018 - 12:12

Një nga patriotët më të shquar shqiptarë Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni) në vitin 1909 shkruan një kumt për shkollën Normale të Elbasanit. Po çfarë shkruan ai në ‘’Bashkimin e Kombit’’?

Sipër, atje majë malit të lartë, është ngritur një godi, një ndërtes’e bukur, shum’e çkëlqyer, një godi e shëndoshë që përdit po madhohet po xbukurohet, po ngjitet sa më lart e më lart.

Kjo godi që po ndërtohet me aqë djersë e mundime të punëtorëve të mbarë, edhe aq’e bukur, e stolisur me gurë të paçimuarë e me margaritarë, e skalitur ndër ar e ndër ergjend, e rrethuarë tërë kopshte e vise të magjepsurë, duket sikur ngjet të jetë një pallas, ku enden fijet e ardhmes së një populli […]

Për mbi dyert e tija të mëdha, dyer që rinë hapur e që janë gati të prekin me gjithë dëshirë tër ata që duanë të hyjnë e të fallen ndë këtë tempull, ka një mishkrim me shkronja të mbëdha e të florinjta.

Urdhëroni zotërinj, portat janë të gjera, shtëpia mjaft e madhe, hyni, pra, brenda ata që jini plot vullnet e shpresë, si edhe ata të dëshpëryerit, të cilit për të gjetur shpëtim tiaj kërkoni tjetërkund lavdira edhe madhështira të kota! Ja kishë për t’i shërbyer artit, diturisë, mieshtërisë! Ja tempull ku mundni t’i fali Hyjit edhe zanavet shqiptare!

Urdhëroni edhe zotërinj, të mbëdhenj e të vegjël, pleq e djem, burra edhe gra. Zanat me roba të bardha e të çkëlqyeshme brënda ndë këtë tempull me kratë hapur, po ju presin që të gjithë që të ujiti ndë atë mburim të pëlqyer e të kulluarë si kristali, që mburon atje e derdhet si nektari dyke shkumbëzuar, edhe i cili atë fuqinë të mystertë, të pambuluarë, të mfshehtë që munt të prapsë tërë çmiret edhe zemërimet tuaj!

Këmbeni rrobat e vjetëra, shkundi këmbët tuaja prej atij pluhurit si ruga e të botës që u ka zënë sytë, që u ri mjegull përpara, pastaj me përunjësi hyni ndë tempull, ku kini për të gjetur tërë duhëmet për një jetë të re, ku kini për të gjetur qetësinë, prehjen e shpirtit edhe trupit tuaj! Që aty sipër, po të hidhni vështrimin jashtë rreth e rrotull, kini për të parë fusha të bukura plot me bukë, kopshte me lule të ndryshme  […] pemë të ngarkuara prej çdo fare fryti, lumenj të çkëlqyer si ergjendi i kulluar që lëviznjë porsi ay gjaku  që kullon nër dejt e gjallësiravet, që u jep fuqi e jetë, ata lumenj që bredhin si gjarpërinj nër ato fusha, ndë të cilit përfytyrohen qarket që i rrethojnë me mjeshtëri të patreguarë.

Male të lartë, fortesa të patundshme, të kurorëzuarë me dëborën e bardhë me atë ngjyrën e paqtësisë, atë dëborë të virgjërë e të pashkelur edhe prej këmbësh mizore, male e plot me begati pa masë ndë bark të tyre!

Poshtë e rreth këtij tempulli, një popull, një gjindje është mledhur, gjindje e urt’edhe e urët për t’u ngjitur e për të hyrë ndë këtë tempull për t’ju dëgjuar e për t’ju parë, po rinë me krahtë zgjatur që për t’i shpjerë ndë lumëri, ndë fatbardhëri! Po ju lutem me zëmërën të qëruar që t’u pikoni edhe atyre një pikë prej atij ujit të burimit jetëdhënës që ju shijoni, t’u vejë edhe atyre si një balsam shëndeti t’u shëroj zemërat e djegura, edhe t’u çelen faqet e zhubrosura e të errësuara prej nevojavet dhe mundimet e jetës së përditëshme të tyre!

Hëni, pra, zotërinj, mirni pjesë të gjërë ndë këtë veprë, zbuloni gjurmët e rrugës të stërgjyshërve tuaj. Futni thellë parmendën të çeliktë ndë këtë fushë pjellore, hyni ndë kopshtet edhe zgjidhni nga lulet e bukura edhe thëthitni ju erën, atë erë që të deh, që të forcon, që të freskon, që të ep shëndet edhe shpresë.

Ngjituni asaj shkalle që u rri përpara, që të mundini të arrini lart, atje ku është ay pallasi me dritë të pashteruarë, nër kthjellimet qiellore, ku nakari edhe zemërimi s’kanë vent, ku janë radhitur kurorë prej degësh ulliri dhe dafinash për secilin që dëshiron të ngjitet e të hyjë.

Perëndinjt e Shqipërisë së vjetër që e kanë të ndenjurit atje, të cilit, që prej kohe ishin të zemëruarë me ju, që vetëtinin me shkrepëtime edhe ndiqnin me gjëmime dhe rrufe ata që kuxonin të shkelnin folen’e tyre, sot i përhapnë rehtë e mjegullat: edhe ju ftojnë të udhëroni me zëmërën tuaj të qëruarë e të kthjellët pranë fronit të tyre të adhuruarshim për t’u këshilluar bashkë për shpëtim’e atdheut, për shpëtimin e Shqipërisë!

 ‘’Bashkimi i Kombit’’, Manastir Nr.9, 5 nëntor 1909

Asdreni (Aleksandër Stavre Drenova)

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit