MENU
klinika

Artur Rëmbo

Mishërimi i poetit të mallkuar

10.10.2018 - 18:04

“Lamtumirë e ardhme”: shitet në ankand për 405.000 euro letra e poetit Artur Rëmbo që daton në vitin 1891.

“Lamtumirë martesë, lamtumirë familje, lamtumirë e ardhme…”: letra prekëse e poetit francez Artur Rëmbo drejtuar motrës së tij, Isabela, që mban datën 10 korrik 1891, pak para se të vdiste, u shit për 405.000 euro tek Sotheby’s në Paris, njofton me anë të një komunikate për shtyp zyra e ankandeve.


Autori i veprës “Anija e dehur” e ilustron letrën e tij me tre vizatime, që përshkruajnë këmbën e tij prej prej druri, dy patericat dhe një model të këmbës artificiale, fillimi i kancerit që i mori jetën. Ishte periudha, kur sapo i kishin prerë këmbën në Marsejë, pas një tumori të shfaqur në këmbën e djathtë, simptomat e sëmundjes që i mori jetën. Është padyshim më e bukura e momenteve të fundit të poetit, shprehet Sotheby’s.

E kaploi një melankoli e hidhur: “Çfarë mërzie, çfarë lodhjeje, çfarë trishtimi kur mendoj për udhëtimet e shumta që kam bërë, dhe sa energjik kam qenë para pesë muajve! Ku janë garat nëpër male, shëtitjet, shkretëtirat, lumenjtë dhe detet? Tashmë kam ngelur veçse një cung i ngratë!”.

Vetmia

Rëmbo kumton se ka vendosur të kthehet në Francë për t’u martuar, duke i bashkangjitur metaforën që të kujton “Një stinë e tmerrshme”: “Lamtumirë martesë, lamtumirë familje, lamtumirë e ardhme! Kaq e pat edhe jeta ime, kam mbetur si një gur varri”.

Poeti vdiq më 10 nëntor 1891 në spitalin e Marsejës.

Gjatë këtij sesioni u shitën edhe letra të tjera të poetit, prej të cilave ajo që i drejtohej nënës dhe motrës së tij, që mbante datën 23 maj 1891, përçonte klithmën e dëshpëruar të në njeriu të vetmuar i vdekur i pakallur. Tjetra datonte në 10 shtator 1884, ku rrëfente vështirësitë e jetës afrikane, ndërkohë që punonte si tregtar në Abisini.

Këto dokumente ishin pjesë të çmuara të bibliotekës R. dhe B. L., shitur nga Sotheby në bashkëpunim me studion Binoche dhe Giquello.

Marrë nga gazeta ”Le Soir”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëvrasja e shkrimtares

‘Fundi tragjik i Virginia Woolf’