MENU
klinika

Raporti ndërmjet Shkupit dhe Athinës

Mogherini: Nuk ka përsëritje të Marrëveshjes së Prespës

14.10.2018 - 14:46

Përfaqësuesja e lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme të Bashkimi Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se Marrëveshja Prespa është një mundësi unike për pajtimin dhe mbylljen e kontestit dy dekadash të gjatë në mes të Maqedonisë dhe Greqisë, kjo mundësi nuk mund të përsëritet më.

Kam pasur privilegjin për të marrë pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet kryeministrave Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev në qershor përgjatë Liqenit të Prespës. Të dyja palët kanë treguar guxim politik, udhëheqje, përgjegjësi dhe kanë punuar pa u lodhur për të kapërcyer dallimet dhe problemet e vjetra dhe për të arritur këtë Marrëveshje historike që të gjithë Evropa e ka mirëpritur”, ka thënë Mogherini.

Ajo ka shtuar se duhet të respektohet zbatimi i Marrëveshjes.

Tani ekzistojnë procedura kombëtare për zbatimin e Marrëveshjes që ndodhin në të dyja palët dhe kjo duhet të mbrohet dhe respektohet. Unë e kuptoj ndjeshmërinë dhe kompleksin historik të kontestit, si dhe shqetësimet e shprehura. Kontesti nuk ekziston për aq kohë pa ndonjë arsye, megjithatë, siç e kemi parë në të kaluarën, sa më gjatë kalon koha, aq më e vështirë është gjetja e zgjidhjeve. Procesi i negocimit duhet të ketë qenë i dhimbshëm dhe rezultati është një kompromis. Por është një kompromis që përmbush me sukses interesat kyçe të të dyja palëve”, tha ajo.

Mogherini vlerëson se nëse shfrytëzohet momenti që të përmirësohen me reformat të cilat janë të nevojshme, atëherë para Maqedonisë do të shikohet një progres i madh.

Sipas saj, kjo Marrëveshje historike mund të kontribuojë në transformimin e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. /Konica.al/