Artikulacioni kokso-femoral (këllku), apo legeni dhe kockat e tij në gjuhë popullore, mund të dhembin për arsye të ndryshme.
Mosha më e prekur sigurisht është pas të 40-ave, por probleme të ndryshme shëndetësore mund të shfaqen më shpejt. Më poshtë po iu listojmë disa nga arsyet se pse mund të kemi dhimbje në këtë artikulacion.
Osteoartriti
Është lloji i artritit që shumë njerëz sëmuren në moshën e mesme. Ju do të keni ngurtësi dhe mund të ndjeni dhimbje duke filluar nga pjesa e përparme e kofshës deri në thonjtë tuaj dhe nga pjesa e përparme e kofshës në drejtim të gjurit dhe prapa.
Shpesh është më keq pas një stërvitje të vështirë ose kur nuk lëvizni për një kohë të caktuar.
Dhimbje nga nervi shiatik
Është nervi më i gjatë në trupin e njeriut. Shkon nga fundi i shtyllës kurrizore përmes artikulacionit kokso-femoral dhe poshtë në pjesën e pasme të këmbës.
Dhimbjet janë me intensitet të ndryshëm dhe ndonjëherë mund të jetë si mpirje, si miza ose edhe si një goditje elektrike.
Thyerjet e këllkut ose të qafës së femurit
Është një situatë jo e zakonshme në moshat e reja, por nëse je mbi 65 vjeç dhe veçanërisht nëse je grua atëherë densiteti i kockave tuaja zvogëlohet dhe kjo çon në frakturë apo thyerje të këtij regjioni.
Kjo mund të ndodhë edhe nga një rrëzim i vogël ndaj duhet shumë kujdes.
Nxjerrja nga vendi e kokës së femurit
Kjo mund të ndodhë në çdo moshë sidomos në rastet e traumave të ndryshme ose në rrezimet nga lartësitë. Është një situatë urgjence dhe duhet patjetër të shkohet në spital pasi keni shumë dhimbje dhe nuk mund të lëvizni dot.
Mosformimi i plotë i kokës së femurit ose ndryshe displazia e femurit
Bebet e porsalindura ekzaminohen me një metodë që quhet “testi i Ortolantit”, ose me ekzaminim ekografik pikërisht për të evidentuar këtë pathollogji e cila duket që në lindje dhe mund të shoqërohet me defomime të përhershme tek fëmija.
Gjithashtu kjo është pasojë edhe e lidhjes “kopanec” që i bëjnë fëmijëve në disa zona të vendit tonë, por që është shumë e gabuar dhe shkakton sëmundje te foshnja.
Tërheqja muskulore
Kjo ndodh kur ju i tërhiqni ose i mblidhni muskujt tuaj zakonisht në stërvitje apo palestër. Zona mund të fryhet, dobësohet apo lëndohet sidomos kur nuk e përdorni.
Por çfarë duhet bërë kur keni dhimbje në këtë regjion?
Po iu tregojmë për metodën RICE që duhet ta keni parasysh sa herë iu ndodhin dëmtime të tilla. Sigurisht, inicialet vijnë nga anglishtja, por nënkupton këto veprime:
– Qëndroni shtrirë, pa lëvizur dhe sforcuar anësinë e dëmtuar;
– Vendosni kompresa të ftohta ose akull për rreth 20 minuta, por vendoseni mbi një pecetë me qëllim që të mos dëmtohet lëkura nga i ftohti;
-Vendosni një kompresë dhe rrethojeni zonën e dëmtuar, por mos e shtrëngoni shumë. Për të qenë të sigurtë mos e shtrëngoni sa anësia të bëhet mavi, por ta ruajë ngjyrën e saj;
– Ngritje të këmbës në një lartësi minimale duke përdorur për shembull një jastëk.
Nga medikamentet mund të përdorni qetësuesit e dhimbjes në formë tablete apo edhe në formë xheli për momentin e parë, por që të vazhdoni me to duhet të konsultoheni me mjekun.