MENU
klinika

Romantizmi klasik

Muzika klasike rivjen me Vlorent Xhafaj në Tiranë

30.10.2018 - 12:39

Fundi i muajit tetor vjen me muzikë klasike më shumë se kurrë, ky është dhe ‘’Tetori Gjerman’’ në muzikë. Violonçelisti Vlorent Xhafaj me një karrierë të pasur profesionale si dhe i famshëm në botën e artit rikthehet në Tiranë.

Ai është në nga shumë shqiptarët artistë me famë ndërkombëtare që do të performojë me tre koncerte në Shqipëri bashkë me pianistin Zamir Kabo dhe klarinetistin e njohur gjerman Fabian Dirr. Pas një pasioni dhe sakrifice në jetën e tij profesionale ai është ky që është sot më virtuoz se kurrë.

Vjen pas “Udhëtim në Itali’ me pianistin Maurizio Baglini, në skenën e Universitetit të Arteve. Pas Festivalit Different Trains ai vendos të rikthehet në Shqipëri për tre koncertet e radhës.

Në datë 31 tetor në Universitetin e Arteve Vlorent Xhafaj me pianistin shqiptar Zamir Kabo dhe klarinetisti gjerman Fabian Dirr do të interpretojnë tri pjesë të Weber, Alban Berg, Krzysztof Penderecki, Max Bruch dhe Beethoven.

Mbrëmjen e djeshme erdhi me një koncert për rreth 90 minuta duke performuar në sallën e Akademisë së Arteve me një një program të muzikës klasike.

Së bashku me me pianistin Maurizio Baglini-n, ata interpretuan një program të mrekullueshëm duke përfshirë veprat e Liszt, Chopin, Dohnányi dhe Busoni.

Ardhja e tyre në Tiranë vjen nga një ftesë e Institutit Italian të Kulturës, me pianistin e mirënjohur në Europë Maurizio Baglini dhe në kuadër të kësaj ne zhvilluan një program në lidhje me Italinë.

Për publikun u luajt një pjesë nga kompozitori italian Feruzo Buzonit dhe vepra të kompozitorëve romantikë, të cilët i kanë shkruar veprat e tyre kur kanë jetuar në Itali, si Franc List, Shopen.

Të shtunën ka dhe një koncert tjetër nga Papavrami në të cilin do të luhen katër sonata të Bethhovenit për publikun” u shpreh Xhafaj për ATSH.

“’Tetori gjerman’’ është një aktivitet i rëndësishëm në Shqipëri ku artisti do të performojë nga muzika gjermane me kompozitorë si Bah, Bethhovenit ku do të shoqërohet me klarinetë dhe piano”, shtoi Xhafaj.

Pianisti Italian Maurizio Baglini i emocionuar nga koncerti në Tiranë u shpreh se “Jam i emocionuar, sepse doja të shikoja Shqipërinë sepse e di që është një vend me zhvillim kulturor dhe ekonomik dhe besoj se do të jetë e ardhmja e Europës”. Ai përgëzoi publikun shqiptar për vëmendjen dhe ngrohtësinë që përcolli. Pianisti me famë europiane shtoi dëshirën të vijë si qytetar i thjesht dhe promovues i vlerave shqiptare.

Pas Tiranës ky koncert do të udhëtojë dhe në qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme në teatrin ”Aleksandër Moisiu” dhe nesër në Prishtinë në amfiteatrin e Universitetit të Prishtinës. Kurse agjenda e ardhme e tij Vlorent Xhafajt do të vazhdojë të luajë në skenat gjermane, estoneze, në Itali dhe jo vetëm.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit