MENU
klinika

Arritje në neurokirurgji

Ndihma për paraplegjikët

16.10.2018 - 15:13

Një njeri paraplegjik ka rifituar aftësinë për të lëvizur këmbët dhe për të ecur në sajë të një elektrode të implantuar që stimulon kurrizin e tij, thonë studiuesit e Klinikës Mayo.

Kirurgët implantuan elektrodën nën nivelin e lëndimit të shtyllës kurrizore të 29-vjeçarit Jered Chinnock. Pacienti u lëndua nga një aksident me motor.

“Por pas terapisë së re, ai ishte në gjendje të rifitonte aftësitë lëvizëse në këmbët e tij”, tha hulumtuesi kryesor Dr. Kendall Lee, një neurokirurg dhe drejtor i Laboratorëve të Inxhinierisë Neurale të Klinikës Mayo në Rochester, Minn.

Rezultate të ngjashme u raportuan edhe të hënën për pacientët të cilët kishin të njëjtin lloj trajtimi në një studim të kryer në Universitetin e Louisville.

“Ne ishim në gjendje ta bënim atë të qëndronte në mënyrë të pavarur dhe të ishte në gjendje të bënte hapat e tij”, tha Lee. “Sasia e hapave që ai ishte në gjendje të bënte, tregon për një përparim mjaft të rëndësishëm”.

Studiuesit nuk janë të sigurt përse ky stimulim elektrik i lejon trurit të marrë përsëri kontrollin e këmbëve, tha Lee.

Ai vuri në dukje se elektroda është vendosur “poshtë nivelit të lëndimit”, duke stimuluar indet nervore që ende janë të lidhura me muskujt e këmbëve.

Është e mundur që pavarësisht nga dëmtimi, mbeten disa fibra nervore të paprekura, të afta për të transmetuar sinjale të trurit në këmbë, tha Kristin Zhao, drejtor i Laboratorit të Teknologjisë Ndihmëse dhe Restauruese të Mayo Clinic.

Nëse është kështu, truri ka gjasa të dërgojë sinjale për nervat e ri-stimuluara më poshtë kurrizit që janë të lidhura sidomos me ecjen, thotë Dr Brian Kopell, një neurokirurg dhe drejtor i Qendrës së Neuromodulimit në Malin Sinai të Sistemit Shëndetësor në New York City.

“Ne po fillojmë të kuptojmë se ka qarqe specifike të lidhura me ecjen”, tha Kopell, i cili nuk ishte i përfshirë në studim. “Truri punon së bashku me këta sektorë në palcën kurrizore për të krijuar ecjen që dimë të bëjmë”.

Ky studim filloi në 2016, me Chinnock që mori implantin e tij të elektrodave pas 22 javësh të terapisë fizike. Ajo u vendos në hapësirën epidurale që mbulon palcën kurrizore, tha Lee.

Ajo është e lidhur me një gjenerator impulsesh i futur nën lëkurën e barkut të tij. Studiuesit mund të programojnë me valë gjeneratorin e pulsit për të dhënë stimulim të veçantë elektrik në palcën kurrizore.

Pas rikuperimit nga kirurgjia, Chinnock kishte 43 javë të terapisë fizike intensive që përfshinte 113 vizita në Klinikën Mayo, tha Zhao. Por këmbët e tij lëvizin vetëm kur gjeneratori i pulsit ishte aktivizuar. “Stimulimi absolutisht duhet të ndizet,” tha Lee.

“Ne kemi gjetur që ju duhet të jepni një lloj stimulimi shumë të veçantë. Një stimulim i rastit nuk funksionon.”

Chinnock gjithashtu ende nuk mund të ndiejë asgjë në vendin e lëndimit të palcës kurrizore. Ai ende nuk mund të ecë në mënyrë të pavarur jashtë laboratorit, por kryen ushtrime të rregullta këmbësh në shtëpi, ndërsa qëndron apo ulet, tha Zhao.

Chinnock tha se synimi i tij është që të bëhet “krejtësisht i pavarur”, por nuk ka nevojë për dikë tjetër që ta ndihmojë.

Stimuluesi elektrik që ai ka, është i projektuar për dhimbjet nervore. Ekipi hulumtues mori leje nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Medikamenteve për ta përdorur atë në këtë mënyrë të re.

Hulumtuesit tani planifikojnë të heqin dorë dhe të ri-inxhinierojnë pajisjen për të synuar në mënyrë specifike paralizën, tha Lee.

Ata gjithashtu planifikojnë më shumë studime për të kuptuar se çfarë po ndodh në tru dhe palcë kurrizore, që lejon një pacient të rifitojë kontrollin e këmbëve të tij, tha Zhao.

Në një studim të ngjashëm të veçantë të botuar këtë javë në Journal of Medicine të New England, hulumtuesit e Universitetit të Louisvës raportuan se dy nga katër pacientë të paralizuar ishin në gjendje të ecnin përsëri pas marrjes së një pajisje stimulimi të implantuar dhe terapi fizike intensive.