MENU
klinika

Ç’është ‘stroke’?

Ndryshime të menjëhershme të të parit? Duhet të alarmoheni

04.10.2018 - 21:40

Në rast se pacienti pëson ndryshime të menjëhershme të të parit, ndryshime të koordinimit të të folurit apo të sensibilitetit, atëherë kjo mund të jetë e lidhur me infarktin cerebral apo siç quhet ndryshe edhe “stroke.”

Në rast se këto simptoma zgjasin vetëm për disa minuta ose më pak, atëherë quhet ‘ataku iskemik tranzitor’.

Përkundrazi, kur këto simptoma zgjasin më shumë se 24 orë, atëherë quhet ‘stroke’, ose ‘aksident vaskular cerebral’.

Kjo mund të ketë disa shkaqe sikurse për shembull rasti kur një koagul shkëputet nga zemra ose nga arteriet dhe përfundon në tru.

Ky quhet ndryshe ‘stroke embolik’. Një embol është normalisht një pjesëz e koagulit ose materiali aterosklerotik i cili qarkullon në enët e gjakut.

Një tip tjetër emboli mund të ndodhë si rrjedhojë e një infeksioni në një nga valvolat kardiake dhe si rrjedhojë pjesëza indesh nga zona e infektuar mund të shkëputen dhe të shkojnë në tru.

Një tip tjetër i zakonshëm emboli është kur një pjesë e pllakës aterosklerotike shkëputet dhe fillon të qarkullojë në enët e gjakut.

Aksidenti vaskular cerebral apo ‘stroke’ mund të ndodhë edhe si rezultat i një problemi në tru, sikurse është bllokimi i enëve të gjakut në tru.

‘Stroke’ mund të ndikojë në funksionin e krahëve ose këmbëve, të shikimit, të folurit, të gëlltiturit, aftësisë për të menduar dhe ndonjëherë edhe të funksioneve të tjera të organizmit.

Pacientët me ‘stroke’ mund të kalojnë në koma dhe më pas në vdekje.