MENU
klinika

Ngjarjet e 27 prillit

Në Ligjin për Amnisti janë përfshirë edhe deputetët

29.10.2018 - 15:37

Kryetari i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE, Dragan Danev, në një konferencë për shtyp tha se të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit nuk janë terroristë.

Duke folur për Projektligjin për Amnisti që e dorëzoi, ai tha se amnistia do të përfshijë gjithë të akuzuarit për 27 prillin.

Parashihet mënyra e ndërprerjes së ndjekjes penale. Parashihet edhe fshirje e dënimit për personat që janë të dënuar. Projektligji është vërtetë për falje kombëtare. Zbatimi i të njëjtit nuk parasheh dëmtim të buxhetit”, tha Danev.

Ai shtoi se me ky ligj do të përfshihen edhe deputetët, ndërsa do të sillet me procedurë të shkurtuar.

Danev tha se VMRO-DPMNE nuk ka qëndrim nëse do të merr pjesë në Komisionin për falje. /Konica.al/