MENU
klinika

Përfundimi i misionit të UNMIK-ut

Në OKB kërkohet largimi i UNMIK-ut

17.10.2018 - 12:07

Ambasadorja në dorëheqje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, që të tërheq misionin e UNMIK-ut nga Kosova.

Letra është dërguar më 9 tetor, në po të njëjtën ditë kur Haley kishte njoftuar tërheqjen e saj nga posti i Ambasadores në OKB.

Kur misionet paqësore të OKB-së bëjnë punë të mirë, vendet janë në gjendje t’i japin fund konfliktit, të krijojnë procese demokratike politike dhe t’i zhvillojnë kapacitetet e veta. Për vite me radhë, misioni i OKB-së në Kosovë ka qenë shembull i asaj se si OKB-ja ka menaxhuar një konflikt kompleks”, ka thënë Haley.

Fatkeqësisht, UNMIK-u mbetet i pandryshuar, pavarësisht progresit dhe deklaratave të vazhdueshme nga shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se UNMIK-u ka kohë që e ka përfunduar mandatin e tij”, shkruan më tej në letrën e Haleyt.

Në fund, ajo e falënderon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së dhe i thotë se pret me padurim “të vazhdojmë të punojmë bashkërisht për të ndihmuar në mbështetjen e përpjekjeve për paqe në Kosovë dhe në mbarë botën”. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN