MENU
klinika

Dashuri njerëzore

Nënë Tereza, shtatshkurtra me zemër të madhe

17.10.2018 - 13:48

Shtatëshkurtër, e papërtuar dhe e dhembshur për hallet e një globi të tërë ajo mbahet mend si nëna e gjithë botës. Nëna e të gjithë vuajtjeve, mjerimeve, nënëmadhja e dhembshur.

Rrugëtimi i saj nis i thjeshtë dhe në thjeshtësi të pamatë u ‘’Lumturua’’. Shenjtëria e saj u ngjiz tërë jetën nga përkushtimi kundrejt njeriut. Ky njeri i lënë në mëshirën e indiferencës, harresës kudo në botë iu dha një dorë e shenjtë dhe e vogël, e ngrohtë.

Dora e nënë Terezës. Forca nuk varet nga muskujt por nga ndjenjat që përçon zemra. Kjo dashuri për këdo që vuan u bë e famshme në gjithë personalitetin e botës dhe ajo ishte e padiskutueshme, nëna më e madhe e botës.

E madhe për nga çiltërsia ndaj çdo njeriu që vuante dhe donte një ndihmë, për nga dashuria që u jepte të sëmurëve, fëmijëve, të vobektëve, e madhe për nga forca që përçonte depërtim shikimi i saj. Nënë Terëza, kjo zonjë e madhe nga një vend i vogël! Qytetare e gjithë botës.

Nënë Tereza lindi në 26 gusht 1910 në Shkup. Udhëtimi i saj i vështirë kalon në një kalvar të gjatë përpjekjesh për të ndihmuar qenien njerëzore dhe vendoset në Kalkuta të Indisë. Aty është dhe vepra më e madhe e saj në shërbim të njerëzimit.

Ajo ishte gjithmonë me indentifikimin e saj shqiptare. Dhe është shqiptarja më e njohur në botë si dhe e ‘’Mrekullueshmja’’ shenjtore që njihet më shumë në botë. Shërbimi i saj lidhet me bamirësinë. Aktet e saj e kalojnë humanizmin e thjeshtë.

Ajo është humanistja më e madhe e shekullit të 20. Me plot gojën u lumturua në thjeshtësi dhe dashuri për njerëzimin.

Ajo ka qenë gjithashtu në frontin e disa luftrave, por jo duke luftuar me armë por me dhembshuri për njerëzit e rrezikuar me anë të veprave të saj.
Mbahet mend akti i saj në 1982, në kulmin e Rrethimit të Beirutit, nënë Tereza shpëtoi 37 fëmijë të bllokuar në një spital ushtarak duke ndërmjetësuar një armëpushim të përkohshëm ndërmjet ushtrise izraelite dhe guerilëve palestinezë.

Të premten përkujtohet në Botë Lumturimi i nënë Terezës.
Është i famshëm fjalimi që bëri nënë Tereza me rastin e marrjes së çmimit Nobel. Në Oslo ajo mban një fjalim ku u drejtohet të gjithëve për njerëzimin, po shkëputim një fragment domethënës nga ky fjalim:

‘’Unë zgjedh varfërinë e njerëzve tanë të varfër, por ndjehem mirënjohëse të marr këtë çmim (Nobel) në emër të të uriturve, të të zhveshurve, të pastrehëve, të të gjymtuarve, të të verberve, të lebrozëve, të gjithë njerëzve që ndjehen të lënë, pa dashuri, pa kujdes në gjithë shoqërinë tonë, njerëz që i janë bërë barrë shoqërisë dhe të përbuzur prej kujtdo.’’

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!