Djegie quajmë dëmtimin e lëkurës dhe të indeve të tjera nga veprimi i agjentëve fizikë, kimikate, metale të nxehta, baza dhe acide të përqëndruara, rrezatime të ndryshme si rrezet e diellit etj.
Të gjitha llojet e djegieve lokale janë dëmtim i një pjese të lëkurës ku në shumë raste ka edhe dëmtime të mëdha që mund të çojnë dhe në vdekje.
Dëmtimet që pësohen nga djegia janë skuqja e lëkurës, dëmtimi i saj me ngritje flluckash, dëmtimi i ligamenteve dhe tendinave e në disa raste edhe në karbonizimin e plotë të mishit që shkon që shkon deri në kockë.
Rastet që paraqiten me djegie në sipërfaqe të mëdha të trupit, duhen shtruar patjetër në spital sepse kërkojnë një trajtim të veçantë. Rëndimi i djegieve nuk varet aq nga grada, se sa nga sipërfaqja e djegies. Sa më e madhe të jetë sipërfaqja e dëmtuar, aq më e rëndë është gjendja.
Në përgjithësi, djegia e më shumë se 1/3 e sipërfaqes së trupit mund të çojë në vdekje. Mjeku popullor Hysni Dankshi thotë në librin ‘310 receta për 60 sëmundje’ se: “Me pomade popullore arrita të shëroj rreth 2500 pacientë në të gjithë vendin, pa u lënë asnjë shenjë gjatë jetës.
Djegiet klasifikohen në katër grada:
– Grada e parë: skuqja e lëkurës;
– Grada e dytë: ngritja e flluckave;
– Grada e tretë: dëmtim i lëkurës deri në dëmtim të tentinave dhe ligamenteve;
– Grada e katërt: është dëmtim shume i rëndë që shkon deri në thellësi të mishit dhe karbonizimi i plotë i kockës.
I sëmuri me djegie duhet të konsumojë sa më shumë lëngje, serume po të jetë nevoja, kos, qumësht, komposto etj.
Ndihma e parë për pacientin e djegur është që në momentin e këtij aksidenti shtëpiak, duhet të veprojë menjëherë me kompresa të ftohta ose akull dhe pastaj të dezinfektohet me raki të fortë rrushi që të mos përhapet masa e djegies.
Në raste të djegieve pasi keni dhënë ndihmën e parë me kompresa të ftohta, merrni 4 të verdha vezësh, i kavardisni në tigan derisa të dalë vaj nga djegia e saj. Këtë vaj merreni dhe futeni në një enë me kapak dhe lyeni plagën me pendë pule 2-3 herë në ditë, plaga qëndron hapur dhe jo e fashuar me kompresa, se ajo duhet ajrosur dhe të zërë shpejt kore, që të shërohet.
Edhe vaji me lule basami apo kamomili kanë ka dhënë rezultate në djegie.