MENU
klinika

Arlinda Elmasllari, gjinekologe

Nëse ke këto simptoma, shko te gjinekologu!

16.10.2018 - 16:16

Polipi cervikal ёshtё njё rritje qё zhvillohet në qafёn e mitrёs.

Sperma duhet tё kalojё pёrmes kanalit cervikal qё tё fertilizojё vezёn. Polipet cervikale zakonisht janё me natyrё tё mirё. Sidoqoftё shpesh herё duket se kanё shenja tё njёjta me kancerin dhe ёshtё thelbёsore qё mjeku t’i ekzaminojё e tё sigurohet qё nuk janё kanceroze.

Mund tё rriten si masa tё vetme ose tё bashkuara. Variojnё nё madhёsi, por zakonisht janё rreth 1-2 cm.

Shkaqet dhe pamja e polipeve

Polipet mund tё variojnё nё ngjyrё nga grija, pothuaj e bardhё nё tё kuqe të ndezur ose lejla.

Nё qafёn e mitrёs mund tё zhvillohen dy tipe tё ndryshme polipesh:

-Polip ektocervikal: mё shpesh nё gratё pas menopauzёs, tё cilat rriten nё qelizat nё shtresёn e jashtme tё qafёs sё mitrёs.

-Polip endocervikal: mё tё zakonshmit, rriten nga gjendrat brenda kanalit tё qafёs sё mitrёs. Ky tip polipi prek gratё premenopauzale. Nuk ёshtё e qartё pse disa gra zhvillojnё polipe, por njё nga shkaqet mund tё jetё pёrgjigja anormale e trupit ndaj estrogenit.

Shkaqe tё tjera mund tё pёrfshijnё:

 Nivele tё rritura të estrogenit;

 Vazat e gjakut të cilat trombzohen;

 Inflamacion i qafёs sё mitrёs, vaginёs ose mitrёs.

-Estrogjeni ёshtё hormoni femёror, nivelet e tё cilit rriten dhe bien gjatё jetёs sё femrёs. Nivelet e estrogjenit e kanë pikun gjatë viteve të riprodhimit, kështu që polipet cervikale më shpesh ndodhin në atë kohë.

Nivelet e estrogjenit mund tё rriten dhe nё shtatzёni.

-Inflamacioni i qafёs sё mitrёs mund tё ndodhё pёr disa arsye:

Infeksion mykotik;

Infeksione seksualisht tё transmetueshme (IST) si herpes ose HPV, (virusi papilomatoz human);

Infeksioni bakterial;

Shtatzёnia;

Aborti;

Ndryshime nё nivelet hormonale.

Simptomat

Cikli menstrual mё i shtuar se zakonisht mund tё jetё shenjё e polipit cervikal.

Ka raste qё nuk ka simptoma fare.

Shenja tё tjera mund tё pёrfshijnё:

Sekrecione vaginale me erё tё rёndё nëse ka infeksion,

Fluks menstrual i shtuar,

Gjakderdhje tё pakta midis cikleve,

Gjakderdhje pas kontaktit seksual,

Gjakderdhje pas dushit vaginal,

Gjakderdhje pas menopauzёs.

Kur duhet shkuar te doktori?

Nëse keni njё nga kёto simptoma, duhet tё lini njё takim te mjeku gjinekolog sa mё shpejt tё jetё e mundur. Ndёrsa kёto mund tё jenё shenjat e njё polipi cervikal gjithashtu nuk pёrjashtojnё mundёsinё e njё kanceri.

Diagnoza e shumё polipeve cervikale mund tё bёhet gjatё njё ekzaminimi rutinё ose marrjes sё Pap Testit.

Nëse polipet janё të pranishme, mund tё hiqen nga mjeku dhe duhet tё çohen pёr biopsi pёr tё pёrcaktuar natyrёn e mirё ose tё keqe tё tyre.

Mundёsitё e trajtimit

Mjeku mund tё rekomandojё heqjen kirurgjikale tё polipit cervikal. Shumica e polipeve janё beninje (tё mira) dhe mund tё hiqen në mënyrë kirurgjikale. Trajtimi mund tё mos jetё i nevojshёm nё rast se ato nuk japin simptoma ose diskomfot, por duhet monitoruar nga afër.

Ka mёnyra tё ndryshme pёr heqjen e polipit:

Pёrdorimi i njё forcepsi pёr ta kapur dhe tёrhequr me kujdes,

Mund tё lidhet me fije kirurgjikale para se tё pritet,

Pёrdredhja e polipit nё bazё e mё pas tёrheqja e tij,

Mund tё aplikohet azot i lёngshёm, kirurgji me lazer ose elektrokoagulim pёr tё shkatёrruar bazёn e polipit.

Pёr polipe shumё tё mёdha, heqja kirurgjikale mund tё duhet tё bёhet nё njё sallё operacioni, duke pёrdorur anestezi lokale ose e pёrgjithshme.

Pas heqjes sё polipit, mund tё ketё pak hemorragji dhe dhimbje, por mund tё pёrdoren analgjezikё pёr t’u qetёsuar.

Tё gjithё polipet e hequr dёrgohen pёr biopsi dhe nëse pёrgjigja ёshtё qё polipi ёshtё kanceroz duhet bёrё trajtim i mёtejshёm qё varet nga lloji i kancerit.

Ndonjёherё polipet cervikale bien vetё nga cerviksi. Kjo gjё mund tё ndodhё gjatё menstruacioneve ose marrёdhёnieve seksuale.

Si ёshtё periudha e rekuperimit?

Mund tё ketё pak dhimbje gjatё heqjes sё polipit, por sidoqoftё pacientja mund tё shkojё nё shtёpi dhe tё pijë analgjezikё.

Edhe nëse procedura kryhet nё spital, pacientja del nga spitali brenda ditёs. Mjekёt rekomandojnё qё tё mos kryhen marrёdhёnie seksuale pёr tё paktёn 3 ditё pas kirurgjisё.

Zakonisht polipet nuk rriten pёrsёri pas heqjes sё tyre. Sidoqoftё dikush qё ka pasur polip cervikal ka risk mё tё lartё qё tё bёjё pёrsёri. Pёr kёtё arsye duhen bёrё ekzaminime tё rregullta.

Parandalimi

Shumica e polipeve cervikale janё tё pamundura qё tё parandalohen. Sidoqoftё ekzaminimet e rregullta dhe Pap testi mund tё sigurojnё diagnostikimin mё tё hershёm tё tyre dhe trajtimin. Gjithashtu disa infeksione mund tё favorizojnё rritjen e polipeve cervikale.

Kjo do tё thotё qё kryerja e marrёdhёnieve tё mbrojtura dhe higjiena e duhur shmang infeksionin dhe mund tё parandalojë polipet cervikale.

Rekomandohet veshja e të brendshmeve me material pambuku, qё tё ajroset zona, pёr pasojё ka mё pak nxehtёsi dhe lagёshti duke mos lejuar infeksionin tё zhvillohet.