MENU
klinika

Poston në “Facebook”!

Nga burgu, Stresi: Shihemi së shpejti!

24.10.2018 - 14:33

Pak ditë më parë, reperi i njohur shqiptar, Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushanj është vënë në pranga pasi akuzohet si pjesë e një grupi kriminal.

Pak ditë para arrestimit, ai publikoi këngën e tij të fundit dedikuar nënës, me të cilën do të konkurronte në “Këngën Magjike”.

Por edhe pse në burg, reperi ka gjetur mundësinë të komunikojë me fansat e tij në momentin që kënga në “Youtube” ka arritur 1 milionë shikimi dhe për këtë gjë ai duhet ta bënte patjetër një falenderim për fansat e tij.

Përveç falenderimit për fansat, Stresi kishte edhe një premtim: “Shihemi së shpejti”, shkroi ai bashkëngjitur edhe videos së këngës.
Stresi u arrestua në një hotel në Linzë, ku sipas policisë, iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike.