MENU
klinika

Fiton gjyqin

Nga festa në festë, gruaja e Icardit i shpëton burgut

29.10.2018 - 19:08

Wanda Nara mund të përfundonte 4 muaj në burg pas akuzave të ish-bashkëshortit të saj Maxi Lopez se i kishte bërë publike të dhënat personale, por nuk ndodhi kështu.

Wanda Nara, e cila është gruaja dhe agjentja e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi festoi dy gëzime së fundmi. Në fillim një festë për t’u mos harruar për të voglën Isabella Icardo, pastaj një festë në gjykatë për nënën Wanda Nara.

Ajo u akuzua se postoi në rrjetet sociale të dhënat e personale të Lopez, mes të cilave numrin e celularit të ish-bashkëshortit të saj, por u çlirua nga akuzat, duke dalë e pafajshme. Vendimi erdhi nga shkalla e dytë e Gjykatës së Milanos. Prokuroria kishte kërkuar për topmodelen një dënim prej 4 muajsh burg.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?