MENU
klinika

Dhunë nga i dashuri e babai

Nicki Minaj zbulon anën e errët të jetës së saj

05.10.2018 - 21:36

Këngëtarja Nicki Minaj ka bërë publike një pjesë të errët nga jeta e saj. Ajo ka pohuar para miliona fansave nga e gjithë bota, se ka qenë një fëmijë i dhunuar.

Kur ishte e vogël, pas zënkave të prindërve të saj, duke i dalë në mbrojtje të së ëmës, ajo është dhunuar fizikisht nga vetë i ati.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Nicki gjithashtu ka treguar se është dhunuar dhe gjatë periudhës që ka qenë në një lidhje, nga i dashuri i saj. Ajo është shprehur se është dhunuar nga i dashuri në një shkallë të tillë, sa ka përfunduar dhe në spital në gjendje të keqe.

Kjo pjesë e vështirë dhe me vuajtje në jetën e saj kanë ndikuar dhe në formimin e saj sot. ‘Kjo është arsyeja pse të gjithë më drejtohen si acaruese. Që pas momenteve të këqija në jetën time jam betuar se nuk do të lejoja asnjë mashkull të me prekte me dorë’, është shprehur këngëtarja.

Histori të tilla dhune nuk janë aspak të rralla nga personazhet publike duke i vendosur ata në qendër të vëmendjes publike.