MENU
klinika

Të ushqehemi shëndetshëm

Nis në Korçë projekti/ Një vakt ushqimi në shkollë

16.10.2018 - 17:21

Një projekt i ri, mjaft i rëndësishëm, lidhur me sigurinë ushqimore ka nisur nga “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” në Korçë.

Projekti i quajtur ‘Bëjmë detyrat e shtëpisë dhe ushqehemi shëndetshëm’, si një perspektivë e re në shkollë, konsiston në sigurimin e një vakti në shkollë për nxënësit.

Sipas ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, nga ky projekt pritet të përfitojnë rreth 2000 nxënës në të gjitëh vendin.

Në shkollë është ngritur kantina, ku nxënësit do të konsumojnë një vakt sipas një menuje të përgatitur enkas për ta në kuadër të projektit mes ministrisë së Bujqësisë e Shëndetësisë.

niko-peleshi-konica.al
niko-peleshi-konica.al

“Përpjekja që sapo kemi filluar përmes këtij projekti është e madhe. Duam që të rrisim sigurinë ushqimore në vend, duke filluar nga fëmijët”, tha Peleshi.

Nga Korca, projekti pilot do të nisë gjatë muajit nëntor në Elbasan e Tiranë.

Derisa sa të shtrihet në të gjithë vendin, Ministri i Bujqësisë thotë se brenda shkollave nuk do të lejohen ushqime të pakontrolluara.

Më tej ministri tha:

“Ndalojmë dhe do t’i largojmë ambulantet nga territoret e shkollës dhe do të hapim brenda shkollës ambiente të pastra me ushqim të kontrolluar.”

Nga zbatimi i këtij projekti në të gjithë vendin dotë përfitojnë rreth 2 mijë nxënës të sistemin parauniversitar.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit