MENU
klinika

Në Kolumbi

Një ekspozitë e pazakontë me vizitorë të pazakontë!

30.10.2018 - 13:13

Një ekspozitë në Medellin të Kolumbisë ka tërhequr një vëmendje të madhe jo vetëm në këtë vend, por lajmi ka bërë xhiron e botës.

Ekzibicioni, i titulluar ‘nudo, tregon lirinë’, përfshinte 120 piktura nudo të Pedro Nel Gomez, piktori kolumbian shumë i njohur në mes të viteve 900’.

Por përveç përmbajtjes së ekspozitës, arsyeja që ka tërhequr më shumë vëmendjen është fakti që vizitorët kanë qenë të veçantë në këtë ekspozitë. Ata i janë “përshtatur” ekspozitës duke u paraqitur të gjithë të zhveshur.

Ekspozita është organizuar nga një shoqatë nudistësh, e cila vetëm në dy vite ka arritur të bashkojë 800 persona.

“Po përpiqemi të krijojmë mënyrën që shoqëria të heqë dorë duke e bashkuar nudizmin me seksin.

Kur unë jam e veshur jam shumë e ndrojtur, por kur zhvishem gjithçka ndryshon’. Ndjehem e lirë dhe habitem se sa e hapur ndjehem me të tjerët”, ka thënë një tjetër aktiviste, Ana Castaneda.