MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Një kryetar i komunës në Kosovë kërcënohet me vdekje

22.10.2018 - 20:16

Kosova

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është kërcënuar me vdekje përmes një e-maili që ka arritur sot në adresë të tij.

Në letrën e shkruar në gjuhën angleze, Bahtiri kërcënohet me vdekje për shkak të angazhimit dhe insistimit të tij të vazhdueshëm për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.

Në njoftimin e Komunës së Mitrovicës thuhet se kërcënuesit kërkojnë nga kryetari Bahtiri që të mos ndërmarrë asnjë veprim për hapjen e kësaj ure, edhe pse projekti i Bashkimit Evropian për rivitalizimin e saj ka përfunduar në tërësi.

Kosova

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka dënuar ashpër kërcënimin ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke kërkuar që kërcënuesit të nxirren para drejtësisë.

Pacolli kërkon nga institucionet kompetente të sigurisë që të ofrojnë mbështetjen e plotë për sigurinë e Bahtirit dhe kërcënuesit të nxirren para drejtësisë.

Serbi

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka deklaruar se zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk është kushti i vetëm i Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Hahn gjatë një interviste dhënë të përditshmes serbe “Vecernje Novosti”, ka thënë se zbatimi i reformave në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe qeverisjes së mirë, mbetet thelbi i procesit të zgjerimit.

Maqedoni

Pasi Kuvendi i Maqedonisë e solli vendimin për fillim të ndryshimeve të Kushtetutës për shkak të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, kalojnë edhe 15 ditë aq sa Qeveria si propozues i ndryshimeve kushtetuese, ka afat të dorëzojë projekt-ndryshimet e Kushtetutës deri te Kuvendi.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev deklaroi se nuk ka kundërshtim në amendamentet kushtetuese të futen kërkesat e disa deputetëve të opozitës të cilët votuan për dhe sipas tij ato kërkesa nuk largohen nga Marrëveshja e arritur me Greqinë.

zgjedhje parlamentare te parakohshme ne maqedoni-konica.al

Greqi

Propozimi i votuar me shumicë të dy të tretës në Kuvendin e Maqedonisë për fillim të ndryshimeve kushtetuese është hap historik që i sjellë të dyja palët më afër hyrjes finale në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, kështu konsideron zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos.

Në lidhje me afatet e parapara, ai thotë se menjëherë sa të finalizohen ndryshimet kushtetuese, të cilat sipas tij nuk është e parapara të mbarojnë para muajit janar, parlamenti greke do të diskutoj për Marrëveshjen e Prespës dhe më pas do të ratifikohet me shumicën e nevojshme.

Maqedoni

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar sot në Shkup zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Metju Pallmer, si dhe ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, ku u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në Maqedoni, zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, reformave, si dhe integrimit euroatlantik.

Ahmeti nënvizoi përpjekjet për të arritur përkrahjen e nevojshme në Kuvend dhe që dita e premte ishte vetëm fillimi i një procesi disamujor të zbatimit të marrëveshjes së Prespës. /Konica.al/

A përfitojnë emigrantët shqiptarë?

Qeveria greke ul taksat dhe rrit pagën minimale

E dyta vjen Greqia! Ku renditet Shqipëria?

Italia kryeson për kuzhinën më të mirë në botë

Radhë e gjatë në Kakavijë

Pala greke me vetëm dy sportele në punë

Jehona e një skandali, “Watergate” grek

NYT: Babai i Mitsotakis përgjonte kundërshtarët

Mungesa e arsyetimit logjik për turizmin

Cilët turistë po i ‘vjedhim’ Greqisë?