MENU
klinika

Regjia nxitëse e Kapidanit

Një shfaqje me një betim si “Kryet e Hudhrës”

04.10.2018 - 13:12

Nga Ilnisa Agolli/

“E kemi amanet që të huajve mos i japim zanatin”, u tha mbrëmë në Teatrin Metropol nga pjesa “Kryet e Hudhrës” e cila çeli kështu edhe edicionin e dytë të festivalit teatror “Metrofest”.

Konjuktura aktuale duket se vjen më bukur në formën e komedisë, pasi duam apo jo, është e vetmja mënyrë për të ruajtur në njëfarë mënyre traditën. Mbase dhe atë të hershme. Por a e ul ndjeshmërinë dhe forcën humane pangopshmëria materiale? Ishte pyetja që regjisorja Sonila Kapidani përmes Kristë Berishës pëshkroi nga vështrimet shpesh cinike të vetvetes deri tek kritikat e mangësive si komb. Gjë kjo, që në barkun e kohës rrit dhembjen brenda. Një dhembje e cila kur lind nuk qan, por qesh.

Kjo komedi e përbërë me figura komike të një periudhe më të vjetër të rrugëtimit të shqiptarëve në këtë botë, erdhi duke trajtuar problematika me të cilat shoqëria ndeshet edhe sot në një botë të rrëmujshme dhe shumë materialiste me elementë si respekti, sinqeriteti, dashuria apo fuqia e artikulimit të problemeve. Trupa e talentuar e aktorëve me Aleksandër Kondi, Ermir Hoxha, Silvio Goskova, Urim Aliaj, Shejla Domi, Edvin Mustafa, Klea Konomi, Klesta Shero, Elona Hyseni dhe Sedmir Memia duket se i përcolli të gjitha herë nga dyqani dhe hërë të tjera nga dritarja apo ballkoni duke luajtur nga uniforma e kuqe e policisë e cila edhe sot ka të njëjtën etje gjobëvënëse deri tek aksesorët dhe rruazat e shtrenjta të grave, të cilat po njëjtë kanë urinë e shitjes.

Secili syresh kishte një të vërtetë të tij e cila lidhej me portretin, tipin, mënyrën e të shikuarit tej maskës dhe sjelljes. Për regjisoren Kapidani, ky rrugëtim i dramës shqipe ishe thuajse si kërkim në rrugina të ngushta në të cilat ke frikë të shkosh në thellësi, dhe sillesh andej-këndej, duke humbur shfaqjen e një pamjeje të gjerë e plot dritë  ku deti plot gjallesa të bukura e të frikshme takohet me qiellin e pamatë  në horizont, vetëm sepse ke ngurruar! Përgjatë bisedës me të ajo theksoi se ishte ky vemdimi për ta realizuar këtë Festival duke hequr si mundësi ngurrimin dhe i dhënë shtysë lëvizjes së një boshti pozitiv dhe se gjithashtu pyetja e parë nga e cila nisi procesi i punës për këtë komedi ishte: Si ndodh që veprat artistike të krijuara në një epokë të caktuar t’u japin kënaqësi edhe njerëzve të një epoke tjetër? Sipas studiuesve mbështetet mendimi se mund të perceptohen si vlera njohëse estetike ose si momumente estetike.

“Për rreth 5 javë me trupën e shfaqjes “Kryet e Hudhrës” të përzgjedhur nga audicioni, kemi kërkuar të zbulojmë një formë të re kolektiviteti: dëshminë e kohës historike të një vepre të shkruar dhe konsideruar si fillesë, duke e bashkëndarë me publikun e sotëm. Për këtë kemi punuar në disa drejtime: njohjen e tekstit dhe përpunimin e tij nga Shkelzen Berisha; njohjen e fizikut të aktorëve dhe mundësive të tij; kërkimin për pushtimin e hapësirës skenike në harmoni me objektet dhe njerëzit; kërkimin e fuqive që zhvillohen në takim me natyrën dhe mbartjen e tyre brenda ndodhive skenike.

Jeta reale është një proces i vazhdueshëm transformimesh e ndryshimesh, por edhe jeta skenike po ashtu, nxitur nga gëzimi, droja, frika, dyshimi, kërkimi, këmbëngulja. Një nga cilësitë kryesore të Komedisë së Artit është se aktori është elementi kryesor dhe për disa prej aktorëve si Ermir Hoxhaj dhe Urim Aliaj ishte hera e parë në përballje profesionale , ndaj ndjehem e plotësuar për mundësinë që u krijua për angazhimin praktik të tyre, diçka që do i jetë ndihmë për përvojat e ardhshme. Kemi punuar shumë për të arritur harmoninë mes fjalës së folur, gjestit, lëvizjes, këngës, akrobacive dhe maskave. Por edhe për ata aktorë që kanë përvojë në këtë profesion si Elona Hyseni, Silvio Goskova, Aleksandër Kondi dhe Shejla Domi ka qenë po aq i dobishëm për nga zhvillimi i aftësive fizike të cilat me kalimin e viteve ndryshojnë, aftësive vokale për përshtatje të reja pa e dëmtuar aparatin dhe pasurimi i mjeteve shprehëse duke përdorur gjithë dimensionet e tyre”, citoi ajo.

Kostumet u realizuan nga Suzana Bodinaku me kolorite të buta e të gjalla në përputhje me pulsin e rrethanave skenike dhe estetikisht të arrira e duke i lejuar aktorëve të lëvizin pa pengesa. Ndërsa skenografia,e Laid Ymerit ishte e thjeshtë dhe minimale, vetëm për të mbështetur punën e aktorëve.

Festivali Metrofest është menduar dhe vazhdon të mendohet si mundësi njohjeje dhe reflektimi në një hapësirë ku artistët dhe publiku pikëtakohen për t’u ndjerë bashkë në mendime, emocione, histori, njohje, rivlerësim, kontradikta, solidaritet, domethënie.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!