MENU
klinika

Në federatën WBU

Një shqiptar kampion Europe në boks

16.10.2018 - 14:45

Një tjetër arritje në boksin profesionist nga shqiptarët. Armand Çullhaj regjistroi një sukses shumë të madh në karrierën e tij në boksin profesionist, duke u shpallur kampion Europe në federatën WBU. 28-vjeçari nga Tirana, që jeton prej vitesh në Gjermani, mposhti kundërshtarin e tij, çekun Ondrej Budera, në sfidën e peshave super të mesme.

Një ndeshje shumë e fortë, e cila zgjati 12 raunde, por që u dominua nga boksieri kuqezi gjatë gjithë kohës. Çullhaj arrin kështu të rrëmbejë titullin kampion Europe në federatën WBU, duke mos i zhgënjyer të pranishmit e shumtë shqiptarë.

Tifozët e mbështetën fuqishëm në duelin e zhvilluar mbrëmjen e së dielës në qytetin e Mynihut. Në fund të ndeshjes, boksierit shqiptar iu dorëzua titulli kampion, ndërkohë që djaloshi nga Tirana mbante flamurin kuqezi.

Me këtë sukses, Armand Çulhaj regjistroi fitoren e 22-të si boksier profesionist, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij të suksesshme. Tani atij i hapet rruga për të vijuar suksese të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN