Pavarësisht sa skeptikë mund të kenë qenë dëgjuesit në fillimet e karrierës së Rita Orës, Bebe Rexhës apo Dua Lipës, koha u tregoi të kundërtën.
Tre vajzat shqiptare na bënë krenarë pasi arritën që falë talentit të pushtonin botën e muzikës, duke u ngjitur në skenat më të mëdha ndërkombëtare.
Por treshes shumë shpejt do t’i shtohet një tjetër emër dhe është pikërisht Ava Koçi, e njohur me emrin e artit Ava Max.
Ajo ka lindur më 16 shkurt 1996 në Wisconsin të ShBA-së, me prindër emigrantë nga Shqipëria.
Ava e ka filluar karrierën e saj në Britani, ku dhe ka lançuar këngët e saj si, “Sweet but Psycho”, “My Way”, apo “Not your Way”, kurse projekti i fundit është në bashkëpunim me Dj e njohur David Guetta dhe Jason Derulo.