MENU
klinika

Gara në Suzuka

Nuk ka surpriza as në Japoni, F1 ka “pronar”

07.10.2018 - 10:06

Kur pritej të hapej dueli në garat e fundit për titullin kampion, Lewis Hamilton hedh edhe një hap tjetër për vendin e parë në Formula 1, pas triumfit që kori mëngjesin e sotëm në garën e Çmimit të Madh të Japonisë, garë e cila u zhvilluar në pistën e Suzuka.

Ky është suksesi i nëntë sezonal për pilotin britanik të Mercedes, që tashmë shkon në 67 pikë avantazh karshi Sebastian Vettel në renditjen e përgjithshme, ndërkohë që kanë mbetur edhe 4 gara nga fundi.

Një triumf i merituar i Hamilton, që e dominoi garën nga xhiro e parë deri tek e fundit, duke mos e lëshuar asnjëherë kreun dhe duke përfituar nga gabimet e rivalëve të tij. I dyti u rendit piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas, ndërsa në podium u ngjit edhe Max Verstappen me Red Bull, që u klasifikua në vendin e tretë.

Një tjetër garë për t’u harruar kjo e Sebastian Vettel me Ferrari, që pas një kontakti me Max Verstappen në xhiron e tetë, kur duelonin për vendin e tretë, humbet kontrollin e makinës së tij dhe përfundon në fund të garës.

Piloti gjerman duelon deri në fund, por duhet të kënaqet me vendin e gjashtë. Dobët u paraqit edhe Kimi Raikkonen me makinën tjetër Ferrari, i pesti, ndërkohë që para dy makinave “kokëkuqe” u rendit edhe Ricciardo me Red Bull.

Gara e radhës e Botërorit të Formula 1 pas dy javësh në pistën e Austin, në Amerikë, por deri atëherë Leëis Hamilton shijon i qetë këtë avantazh të jashtëzakonshëm që ka karshi Vettel, me Ferrarin që gaboi sërish këtë fundjavë, në prova e garë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN