Qeveria ka paraqitur në Kuvend një nismë që ka si qëllim kufizimin e tregtimit të pijeve energjike dhe pijeve të gazuara me sheqer të shtuar për personat nën 18 vjeç.
Ligji parashikon gjobë deri ne 100 mijë lekë të vjetra për këdo që u tregton pije energjike personave të mitur.
Parlamenti e miratoi në seancën e së enjtes ligjin për pijet energjike në mbrojtje të shëndetit fizik dhe mendor të të miturve.
Nutricionistja Enkeleda Ferrollari shpjegon dëmet që shkaktojnë në organizmin e një të mituri përdorimi i pijeve energjike.
“Kanë sheqer dhe stimulues që janë elementë të dëmshëm për organizmin. Sasia e madhe e kafeinës shkakton te adoleshentët probleme me gjumin dhe nervozizëm”, shprehet Ferrollari.
Në vendet e Bashkimit Evropian, para se një adoleshenti t’i shitet apo shërbehet pije alkoolike, i verifikohet mosha përmes kartës së identitetit.
E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për pijet energjike dhe pijet e gazuara me sheqer të shtuar.