MENU
klinika

Mrekulli e natyrës

Ohri propozohet si trashëgimi në UNESCO

12.10.2018 - 14:43

Liqeni i Ohrit, një nga liqenet me kulturën më të vjetër të botës me vendbanimet e hershme në kontinent me periudhën eneolotike, dhe gjithashtu një nga liqenet më të bukura është propozuar për t’u për t’u përfshirë në Listën e Trashëgimisë Mikse Natyrore dhe Kulturore Botërore të UNESCO-s. Bëjnë pjesë vetëm shumë pak pasuri të tilla ujore në botë.

Projekti “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”, i cili zbatohet nga UNESCO dhe financohet nga Bashkimi Europian, Ministria shqiptare e Mjedisit, përqendrohet si në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ashtu dhe në atë të natyrës.

Ai konsiderohet një nga rezervat më të mëdha të biodiversitetit, dhe Kombinimi i vlerave të dukshme natyrore, me cilësinë dhe diversitetin e trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore e bëjnë këtë rajon vërtet unik.
Nga ky liqen buron edhe liqeni Prespës dhe furnizon Drinin e Zi.

Ai ndodhet në kufi midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Mosha e tij llogaritet në 2 milion vjet. Si pjesë e biodiversitet ujor mendohen se janë disa lloj peshqish koranë.

Shtrirja e propozuar përfshin të gjithë pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit, Gadishullin e Linit, bregdetin në veri të kufirit maqedonas, dhe burimet e Drilonit me rrjedhat që lidhin ato me Liqenin e Ohrit.

Grupi vlerësues i UNESCO-s ka marrë një analizë në muajin shtator dhe ka bërë një vlerësim për këtë.
Vendimi për të futur këtë liqen në trashëgiminë kulturore të mbrojtur të botës pritet të merret në qershor 2019 në takimin vjetor të Komitetit të UNESCO-s.

Nga ana tjetër gjatë këtyre viteve është parë një zhvlerësim i fshatrave përreth liqenit nga ana e Shqipërisë. Shumë fshatra turistikë vuajnë nga një harresë institucionale dhe nga një emigrim masiv.

Ky proces shihet ka rëndësi jetike për këtë rajon dhe banorët e tij. Kjo do të ndihmojë, si mbrojtjen e liqenit, dhe të promovimit të vlera kulturore të shumta të zonës, tregëtisë dhe ekonomisë së kësaj zone, si prespektivë ku mund të zhvillohet komuniteti i atjeshëm.

Pas rënies së komunizmit kjo zonë degradoi gradualisht drejt shkatërrimit. Mbetjet e shumta të hedhura në liqen kanë qenë gjithmonë shqetësim nga komuniteti aty.

Ky Projekt synon që të vërë në dukje vlerat e shumta të kësaj zone, por edhe kujdesin ndaj kërcënimeve që mund të ketë përmes zhvillimit të qëndrueshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit