MENU
klinika

Mbi të drejtat e njeriut

Oleg Senstov nderohet me çmimin ‘’Sakharov’’ nga PE

26.10.2018 - 11:17

Jo më pak se 18 shtator 2018, drejtori i qendrës Marubi dhe i IHRFFA-s Kujtim Çashku ngriti zërin mbi të drejtat e njeriut në hapjen 13 të festivalit të përvitshëm  të IHRFFA, në veçanti mbi burgosjen e regjizorit ukrahinas Oleg Senstov për akuza terroriste nga ana e Rusisë në çështjen e Krimesë në Ukrainë.

Ai gjithashtu vuri alarmin dhe mbështeti kauza në luftë për të drejtat e njeriut dhe sidomos për një demokraci të shëndoshë.

Die Parlamenti Euvropian nderoi regjizorin ukrahinas Oleg Senstov me Çmimin Sakharov.

Regjisori disident, dënuar për më shumë se katër vjet në një burg rus shpërblehet për “kontributin e tij në luftën për lirimin e të burgosurve politikë”.

Nga Huffington Post

Bashkimi Evropian i dërgon një mesazh politik Moskës. Parlamenti Evropian i ka akorduar Çmimin Sakharov 2018 regjisorit disident ukrainas Oleg Sentsov.

Diçka e tillë u njoftua gjatë seancës plenare në Strasburg gjatë seancës plenare nga kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

Regjisori disident, dënuar për më shumë se katër vjet në një burg rus, u vlerësua për “kontributin e tij të shquar në luftën Për të Drejtat e Njeriut”.

“Guximi dhe vendosmëria e tij, – shpjegoi Presidenti Tajani, – u shndërruan në simbolin e luftës për çlirimin e të burgosurve politikë në Rusi dhe në botë.

Ne kërkojmë që ai të lirohet menjëherë. Lirimi i tij është urgjent edhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, si pasojë e grevës së gjatë të urisë”.

Finalistë të tjerë ishin Organizatat Joqeveritare që mbrojnë të Drejtat e Njeriut dhe shpëtojnë jetën e mijëra emigrantëve nga ujërat e detit Mesdhe, si dhe aktivistja politike marokene Nasser Zefzafi.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN