Organizimi i Lojërave Olimpike sjell përfitime të mëdha për një qytet nga pikëpamja e infrastrukturës, imazhit dhe përfitimeve në një valë të gjatë kohore. Pikërisht për këtë, në lobingun që përfshin biznesin dhe politikën nuk përjashtohet edhe lufta brenda llojit.
Kjo u verifikua mes dy qyteteve italiane, Torinos dhe Milanos. Komiteti Olimpik vendosi të zyrtarizojë Milanon dhe Kortinën, si vendet ku do të investohet për të bindur arenën ndërkombëtare për të organizuar edicionin e vitit 2026.
Kjo është në kontrast të plotë me idenë fillestare, për të aplikuar si kandidaturë potenciale fituese me qytetin e Torinos, diçka që po ndan politikanët nën një flamur dhe ngjyra.
“Është një kandidaturë e pakuptueshme, pasi do të ndërtohen impiante aty ku nuk ka asgjë. Torino ishte opsioni më pak i kushtueshëm dhe kush e merr këtë vendim, duhet t’ia shpjegojë popullit. Komiteti të bëjë votim për opsionet dhe të vlerësohen meritat”, – tha Chiara Appendino, kryebashkiake e Torinos.
Si për të trazuar edhe më shumë ujërat, zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Luigi Di Maio, tha se qeveria nuk do të paguajë asnjë euro për Olimpiadën, e këtë duhet ta bëjnë qytetet kandidate. Kostot për organizimin e Lojërave Dimërore shkojnë në të paktën 380 milionë euro.