MENU
klinika

Lojërat Olimpike Rinore

Olimpiada Rinore, garuan 2 sportistë kuqezi

09.10.2018 - 15:27

Olimpiada Rinore në Buenos Aires të Argjentinës ka startuar tashmë, event ku përfaqësohet edhe vendi ynë me 5 sportistë. Ata janë Relaksa Dauti (atletikë, 800 metra), Alsidita Selaj (boks, 75kg), Katie Rock (not, 200 metra flutur dhe 400 metra stil i lirë), Antonino Luli (peshëngritje, 62kg) si dhe Muhamet Qamili (boks, 62kg).

Sot kanë garuar për ngjyrat kuqezi dy sportistët e parë. Në garën e peshëngritjes, shtangisti i ri Antonino Luli është renditur në vendin e nëntë mes 14 garuesve, duke ngritur 95 kg në stilin e shkëputjes (realizoi vetëm 1 nga 3 provat) dhe 125 në atë të shtytjes (i realizoi të 3 provat), duke dhënë në total 220 kg.

ilir meta olimpiada elsidita selaj
ilir meta olimpiada elsidita selaj

Ndërsa në pishinë ka garuar notarja e re shqiptare Katie Rock (jeton në Amerikë), e cila mori pjesë në disiplinën 200 metra flutur. Ajo garoi në baterinë e parë, duke u klasifikuar në vendin e shtatë mes 8 notareve dhe duke regjistruar kohën 2’ 33” 06, duke mos u kualifikuar dot për më tej. Më datën 11 tetor do të garojë atletja Relaksa Dauti dhe më datën 14 tetor nisin duelet e boksit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ilir Meta “bekon” ekipin shqiptar

Olimpiada Rinore, Presidenti dorëzon flamurin