Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar operacionin e mbrëmshëm dhe atë të pak ditëve më parë shkatërrim të dosjes për të shëptuar kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon.
“Vangjush Dako kryesori, të tjerët janë peshq të vegjël për të shëptuar peshkun e madh të kësaj dosje Vangjush Dakon dhe për të shkatërruar prova të tjera.
Kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër të shkatërrojë Donika Prela. Ngjarjet e djeshme janë pjesë e skenarit për prishjen e dosjes. Peshqit e vegjël do lirohen, akuzat do lehtësohen. Është pjesë e skenarit të prokurorisë.
Duke iu servirur opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë disa peshq të vegjël të mbyllet hetimi për Dakon dhe për të paktën 4 deputetë të tjerë socialistë.
Përpjekje propagandistike për ta shfryrë dosjen Dako me arrestimin e disa peshqve të vegjël ose të ngordhur.”, deklaroi kreu i PD.