MENU
klinika

Aksionet e djeshme

Xhafaj: Të tjera goditje nga “Forca e Ligjit”

22.10.2018 - 10:10

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar përmes një postimi në Twitter për operacionet dhe arrestimet e dy ditëve të fundit. 

Ministri Xhafaj thotë se forca e ligjit do vazhdojë dhe ky nuk është show, por betejë reale me krimin.

Ministri ka paralajmëruar gjithashtu se të tjera goditje e rezultate do ketë së shpejti.

“Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është show, por betejë reale me krimin e organizuar.Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti“- ka shkruar Xhafaj.

Arrestimet dhe operacionet e djeshme:

Ish-deputeti socialist, Arben Çuko – korrupsion pasiv

Ish-deputeti socialist, Arben Ndoka – tjetërsim pronash

Vëllai i deputetit socialist Arben Ndoka – falsifikim dokumentash

“Bosi” i Shijakut, Flamur Avdyli – trafik droge

Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkelqim Avdyli, Shaqir Gjepali – pjesë e bandës së Shijakut

• Kërkime për Klement Balilin dhe Lul Berishen.