MENU
klinika

Shifrat e 6-mujorit

OSHEE, 267 mln euro arkëtime

28.10.2018 - 00:19

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka raportuar të ardhura në vlerën e 33.4 miliardë lekëve ose 267 milionë eurove për gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga vetë kompania, të ardhurat nga arkëtimet janë rritur me rreth 5% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Megjithë rritjen e të ardhurave, ato janë më të ulëta krahasuar me vitin 2015, kur arkëtimet arritën vlera rekord, falë aksionit masiv për mbledhjen e detyrimeve të ndërmarrë nga kompania dhe strukurat e Policisë së Shtetit.

OSHEE raporton gjithashtu një ulje të treguesit të rëndësishëm të humbjeve, që ka zbritur në 25.4%, nga 26.6% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, kjo shifër nuk përfshin vetëm humbjet në shpërndarje, por edhe ato në gjenerim dhe transmetim.

Mbështetur në detajimin që bën vetë OSHEE, humbjet jo teknike, që nënkuptojnë energjinë e papaguar ose të vjedhur, kanë rënë në rreth 5%, ndërsa në pjesën më të madhe humbjet janë të natyrës teknike dhe të lidhura me amortizimin e rrjeteve dhe pajisjeve. Megjithatë, këto vlerësime nuk janë ende të certifikaura nga Enti Rregullator i Energjisë apo nga ndonjë autoritet tjetër i pavarur.

 

Ja çfarë rekomandon Banka Botërore

Skemë e re pensionesh në Shqipëri?

FMN: Duhet të tregohemi të kujdesshëm!

Çfarë po ndodh me ekonominë globale

Pse qeveria nuk nxori vendim për indeksim në 1 prill

Kur do të bëhet rritja e pensioneve

Në nivelin më të ulët që nga 7 dhjetori

Bie sërish Euro, me sa këmbehet monedha europiane