MENU
klinika

Kërcënimi i Agim Bahtirit

Pacolli dënon kërcënimin ndaj kryetarit Bahtiri

22.10.2018 - 15:14

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka dënuar ashpër kërcënimin ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke kërkuar që kërcënuesit të nxirren para drejtësisë.

Pacolli kërkon nga institucionet kompetente të sigurisë që të ofrojnë mbështetjen e plotë për sigurinë e Bahtirit dhe kërcënuesit të nxirren para drejtësisë.

Angazhimi konstruktiv i Bahtirit që të ndërtojë relacione stabiliteti ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë, mund tu pengojë vetëm kriminelëve dhe bandave. Vendosmëria jonë, si institucione, e kryetarit Bahtiri është e paluhatshme dhe e pandalshme para secilës sfidë”, ka thënë Pacolli.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është kërcënuar me vdekje përmes një e-maili që ka arritur sot në adresë të tij. Nuk dihet përmbajtja e saktë e tekstit kërcënues, përveç se është shkruar në gjuhën serbe. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN