MENU

Opozita në veprim

Paditet në Prokurori Rama/ Për çfarë e akuzon PD dhe LSI?

04.10.2018 - 10:29

Opozita është bërë në një mendje dhe ka vendosur që të padisë  në prokurori kryeministrin Edi Rama.

Burime zyrtare nga PD pohuan  se dy forcat opozitare kanë gati dosjen dhe padia do të dorëzohet në orën 11:00 kryetaret e grupeve parlamentare Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.

Këta të fundit do të jenë tek Prokuroria e Tiranës për të bërë publik padinë penale kundër kryeministrit.

Padia e opozitës lidhet me denoncimin e ish-oficerit të Fushë Krujës, tashmë në arrati, Emiljano Nuhu, se është kërcënuar me jetë në zyrën e tij nga të afërm të deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe në prani të kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla.