MENU
klinika

Deklaratat e rreme

Paketa “Anti-Shpifje”/ Rama: Përgjegjësia e fjalës iu duket diktaturë

12.10.2018 - 19:53

Kryeministri Rama ka reaguar sërish në lidhje me paketën anti-shpifje, e cila sipas tij, do të synojë t’i vë “fre” atyre që abuzojnë me deklarata të rreme.

Kreu i qeverisë thotë se përgjegjësia për fjalën ka filluar t’ju duket diktaturë, por kryeministri thekson se ka ardhur koha të faktojnë ata që thonë ose në të kundërt të dërgojnë para për kopshtet e shkollat.

Rama ka shkruar në “Twitter” ku thekson se: “Qenkan acaruar shpifësit pse do t’i çojmë në gjyq. Përgjegjësia për Fjalën u duket diktaturë se janë mësuar të paguhen majmur, për të fëlliqur gjithçka prekin me gjuhë. Ka ardhur koha të faktojnë para se të akuzojnë ose t’i kthejnë për edukim ca nga lekët e fituara duke shpifur”, thuhet në reagimin e Ramës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci