MENU
klinika

Deklarata

Paralajmërimi për 44 portalet/ Basha: AKEP, policia e Ramës

16.10.2018 - 12:03

Ka reaguar për kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë pasi AKEP publikoi një listë me portale, të cilave u linte 72 orë kohë që të regjistroheshin në QKB para se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të ndërmarrë edhe masa ekstreme, duke e cilësuar këtë institucion si “Policia e Mendimit në duart e Ramës”.

Sipas Bashës, Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar.

“AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën. Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar. Do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP”, shkruan Basha në një postim në Twitter”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve