MENU
klinika

Nderimi i minoritarit grek

Parlamenti grek refuzon “1 minutë heshtje” për Kaçifan

31.10.2018 - 20:40

Pas vrasjes së minoritarit grek Kostandin Kaçifa, në Greqi ka patur mjaft zhvillime të toneve nacionaliste për sulm ndaj institucioneve shqiptare në shtetin grek.

Gjatë zhvillimit të seancës parlamentare në Greqi një deputete e partisë Agimi i Artë kërkoi nga Parlamenti të mbajë 1 minutë heshtje në nderim të 35-vjeçarit, por drejtuesi i seancës e shpërfilli propozimin.

“Para se të fillojë diskutimi për rendin e ditës dhe për shkak se në Vorio Epir u vra paburrërisht nga një regjim që përndjek helenizmin vetëm sepse donte që në përvjetorin e 28 Tetorit të valëviste flamurin grek do kërkoja të mbahej 1 minutë heshtje në Parlament në kujtim të 35-vjeçarit Konstandin Kaçifa”, u shpreh deputetja e Agimit të Artë.

kostandin-kacifa-nisin hetimet ne athine-konica.al
kostandin-kacifa-nisin hetimet ne athine-konica.al

“Nuk mendoj se ka ndonjë kundërshti që kujtimi i atij njeriu të nderohet, por mbajtjen e 1 minutë heshtje nuk e parashikon rregullorja, sepse nuk ka një vendim të marrë nga kryetarët e grupeve për këtë gjë”, tha kreu i Parlamentit.

Njëlloj kishte përplasje edhe në komisionet parlamentare, ku sërish deputetët të Agimit të Artë kërkuan që të mos bëhet asnjë diskutim tjetër por të nderohet i riu që u vra për flamurin, por kjo u kundërshtua fort nga kryetarja e komisionit që i përket shumicës parlamentare ne pushtet.

Zv/ministri i Jashtëm grek Jorgos Katrugalos bëri thirrje për shmangien e deklaratave të parakohshme, ndërsa kërkoi që policitë e dy vendeve të angazhohen për të zbardhur ngjarjen në rrugë ligjore.