Komisioni për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian me 47 vota për, 9 kundër dhe një abstenim, e ka miratuar raportin e raportuesit, Ivo Vajgl për Maqedoninë në të cilën mbështetet hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian në muajin qershor të vitit 2019 dhe raporti duhet të miratohet në seancën plenare në Parlamentin Evropian gjatë muajit nëntor.
Varësisht nga zhvillimi i gjendjes politike në Maqedoni deri atëherë është lënë e hapur mundësia e miratimit të amendamenteve plotësuese. Vajgl paraqiti një amendament duke deklaruar se nevojitet mbështetje shtesë për të ardhmen euroatlantike të vendit dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.
Disa amendamente nga eurodeputetët grekë u refuzuan, duke përfshirë edhe amendamentin e ish-deputetit të Sofija Sakorafa, e cila u largua nga partia Syriza dy vjet më parë dhe janë kundër Marrëveshjes së Prespës.
Ndër të tjera, ajo paraqiti një amendament ku kërkon që të fshihet mbiemri “maqedonas” në tërë raportin. /Konica.al/