MENU
klinika

Kujdes këtë mikrob!

Pasojat e prekjes së hundës

12.10.2018 - 21:10

Kërkime të reja konfirmojnë që veprimi jo i këndshëm i gishtit në hund, gjithashtu nuk është i shëndetshëm për ju ose për ata që janë përreth jush.

Në një studim ku u përfshinë 40 të rritur, hulumtuesit britanikë zbuluan se bakteret që shkaktojnë pneumoninë potencialisht vdekjeprurëse mund të përhapeshin edhe me ngacmimin në brendësi të hundës.

Dihet se bakteret që quhen ‘Pneumococcus’, shkaktojnë pneumoni, përhapen përmes spërklave ajrore nga kollitjet dhe tështitjet.

Por, ky studim është i pari që tregon se mund të përhapet lehtë nga hundët dhe duart që janë kontaminuar duke futur gishtat në hundë.

“Infeksioni pneumococcal është një shkak i madh i vdekjes në mbarë botën dhe vlerësohet se është përgjegjës për 1.3 milion vdekje te fëmijët nën moshën 5 vjeç”, tha studiuesja kryesore Victoria Connor në Shkollën Liverpool të Mjekësisë në Angli.


“Të moshuarit dhe njerëzit me shkaqe të tjera të imunitetit të dëmtuar, të tilla si sëmundja kronike, janë gjithashtu një rrezik në rritje të infeksioneve pneumococcale,” shtoi ajo.

Connor tregon se shtysa për këtë studim ishte fakti se akoma nuk dihet mirë sesi transmetohet dhe përhapet mikrobi që shkakton pneumoninë.

Në studim, duart e 40 të rriturve të shëndetshëm ishin të kontaminuara me baktere pneumococcus. Pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe dhe u studiuan.

Rezultati: Ndërsa mikrobi Pneumococcus u përhap menjëherë në të gjitha grupet e testimit, përhapja e tij nëpërmjet hundës ishte më e larta midis grupeve.

Studimi sugjeron se higjiena e mirë e duarve, si dhe mbajtja pastër e lodrave të fëmijëve, mund të ndihmojnë në mbrojtjen e të rinjve nga përhapja e baktereve tek fëmijët e tjerë.

Ajo gjithashtu mund të ulë përhapjen në të afërmit dhe të moshuarit e këtij fëmije, të cilët mund të jenë më të ndjeshëm ndaj infeksionit, vunë në dukje studiuesit.

“Por përhapja e këtyre mikrobeve mund të shkaktojë dëm të vërtetë për të tjerët”, theksoi ajo.

“Pra, fëmijët duhet që t’i mbajmë larg nga fërkimi dhe kruarja e hundëve sepse kjo mund të jetë e rëndësishme sidomos kur fëmijët janë në kontakt me të afërmit e moshuar ose me të afërmit me sistem imunitar të reduktuar”, sugjeroi Connor.

“Në këto situata, sigurimi i higjienës së mirë të duarve dhe pastrimi i lodrave ose i sipërfaqeve do të reduktonte transmetimin dhe do të zvogëlonte rrezikun e zhvillimit të infeksionit pneumococcal, siç është pneumonia”, tha ajo.