MENU
klinika

Propozimi i Bashës

Patozi ironizon Bashën: Parlament me një dhomë e kuzhinë

08.10.2018 - 15:58

Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës sot gjatë takimit ku u prezantua platforma e opozitës për zgjedhjet.

Basha tha se është për një parlament me 100 deputetë dhe me dy dhoma, por Patozi ironizon duke thënë se Shqipëria në fakt ka nevojë për një parlament me një dhomë e një kuzhinë.

Reagimi i Astrit Patozit

Në derexhenë që ka mbërritur, Shqipëria në fakt ka nevojë për një parlament me një dhomë e një kuzhinë. Një dhomë me dy ndenjëse, ku të ulen të dy udhëheqësit, i madhi dhe i vogli, dhe aty le të bëjnë debat sa të duan. Le t’i shohë populli si zihen, si nuk merren vesh dhe si i hakërrehen shoshoqit, sepse nuk ka asnjë rrezik që t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit.

Ndërsa në guzhinën pa kamera ata le të ulen herë pas here për t’u çlodhur, për të pirë një gotë verë e për të ndarë tortën e pushtetit, ku pjesën e luanit e merr gjithmonë i madhi, ndërsa atë të çakallit i vogli.

Çfarë nevoje ka për të mbajtur me rroga dhe me vëmendje një tufë deputetësh, në pakicë apo apo në shumicë qofshin, të cilët bëjnë kot sikur kanë gjë në dorë? Ndërkohë që të gjithë e kanë emrin me laps dhe për asnjë vendim të rëndësishëm nuk i ka pyetur kush.

Vini re sa të personalizuar e kanë sherrin dhe sa të vetmuar janë kur nxehen temperaturat e debatit politik në vend. Mos i llogaritni këtu figurantët, që dalin e lexojnë fytyrëvrerosur deklaratat e drunjta nga frëngjitë e partive. Sepse ata shërbejnë për ta bërë edhe më të qartë pamjen dhe më të zymtë perspektivën.

Një parlament me një dhomë e guzhinë dhe me vetëm dy deputetë do të kishte qenë pasqyra më realiste e degradimit të sistemit tonë politik.

Dhe sa kohë ata të dy do t’ia dalin ta ruajnë të paprekur statuskuonë, teatri do të vazhdojë njësoj, por thelbi do të mbetet po ai. Shqipëria do të vijojë të rrëshqasë tatëpjetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës