MENU
klinika

Në Lushnjë e Divjakë

Peleshi: Eksporti i produkteve shqiptare në rritje

28.10.2018 - 13:36

Kërkesat për eksport të produkteve shqiptare drejt vendeve të BE kanë shënuar rritje.

Kështu u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi pasi vizitoi disa ferma dhe pika grumbullimi në zonën e Lushnjës dhe të Divjakës.

Peleshi theksoi se ky vit është një nga vitet më të mira të bujqësisë shqiptare për sa i përket prodhimit të fruta–perimeve dhe veçanërisht të eksportit tyre.

“Kërkesa është e madhe, por akoma më e madhe është nevoja që ne kemi për t’i mbështetur këto kompani, që janë të gatshme të investojnë për shkak se tregu e mundëson edhe produktet shqiptare janë siç e thashë, gjithmonë e më të kërkuara në rajon. Kur një produkt konsumohet në tregjet me standarde shumë të larta, siç janë tregjet e Bashkimit Evropian, padyshim që duhet të konsiderohet i sigurt dhe i garantuar dhe për konsumatorin shqiptar”, tha ministri.

Prodhimet shqiptare gjenden në vendet e Bashkimit Evropian, në Suedi, në Çeki, në Itali, në Rumani, Bullgari, Greqi, Zvicër dhe shumë vende të tjera.