Khabib Nurmagomedov rrëmbeu vëmendjen e mbarë globit me triumfin në ndeshjen më të madhe në historinë e UFC, mbrëmjen e së shtunës ndaj irlandezit McGregor.
30-vjeçari nga Dagestani njihet për disiplinën e tij të hekurt dhe stërvitjen intensive, por sigurisht që ai ka një mbështetje të madhe nga “gjysma e tij më e mirë”, bashkëshortja e tij.
Por kush është gruaja që e ka mbështetur Khabib drejt sukseseve të shumta të tij? Për të respektuar traditat e tyre në Dagestan, emri i saj dhe fytyra nuk është bërë asnjëherë publike. Në foton e lajmit, ai është në krah të prezantueses ruse Olga Buzova.
Çifti u martua në qershor 2013. Ata kanë dy fëmijë, një vajzë 3 vjeç dhe një djalë, i cili ende nuk ka mbushur një vjeç.
Një detaj interesant është se në dasmën e zhvilluar 5 vite më parë, bashkëshortja e Nurmagomedov nuk e zbuloi fytyrën teksa ishte në krah të kampionit.
Familja Nurmagomedov banon në Makhachkala në Republikën e Dagestanit.