MENU
klinika

Tenis Meshkuj

Përcaktohen 4 gjysmëfinalistët e Shangait

12.10.2018 - 19:49

Pas ndeshjeve të sotme, janë përcaktuar katër tenistët gjysmëfinalistë të turneut Masters të Shangait dhe, mes tyre, janë numrat 2, 3 dhe 4 në botë. I pari nga tenistët “big” që u kualifikua për në gjysmëfinale është serbi Novak Djokovic, që mundi 2-0 (7-6, 6-3) afrikano-jugorin Kevin Anderson.

Një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë, pasi më tej Djokovic, numri 3 në botë, domindoi me lojën e tij dhe fitoi me lehtësi. Përballë tij në në gjysmëfinale do të jetë gjermani Alexander Zverev, numri 4 në botë. Ky i fundit triumfoi 2-0 (6-4, 6-4) ndaj britanikut Kyle Edmund.

Në gjysmëfinale është kualifikuar edhe kampioni në fuqi i turneut Masters të Shangait, zvicerani Roger Federer, që mposhti 2-0 (6-4, 7-6) japonezin ke Nishikori, një ndeshje me rivalitet dhe emocione shumicën e kohës. Në setin e dytë, aziatiku u përpoq të triumfojë e rihapë ndeshjen, por pa sukses.

federer djokovic
federer djokovic

Gjysmëfinalisti i katërt është kroati Borna Coric (numri 19 në botë), që mundi 2-0 (7-5, 6-4), australian Matthew Ebden, që ishte surpriza e këtij turneu. Federer e ka humbur duelin e fundit me Coric, por udhëheq 2-1 në përballjet direkt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN