MENU
klinika

Vlera kombëtare

Përkujtohet shkencëtarja Sabiha Kasimati

15.10.2018 - 16:11

Muzeu i Shkencave të Natyrës tashmë mban emrin Sabiha Kasimati. Në ditën e parë të vitit akademik u përurua këndi i kujtesës së studiueses Sabiha Kasimati.

Ajo është një nga shekncëtaret tragjike të sistemit komunist që u ekzekutua brutalisht dhe u braktis në harresë disa-dekadashe.
Elsa Kasimati, familjare e Sabiha Kasimatit, tha për mediat se:

“Më së fundi po vihet në dritë një figurë që ishte lënë në pluhur, në hije. Ajo ka qenë njeri me shumë vlera. Njeri që humbi kot dhe në moshë shumë të re. Mendoj si mund të ketë qenë kaq shumë e përparuar, sepse unë e gjej të kohës së sotme atë. Edhe me mendimet, edhe me veprimet e saj”.

Në këtë muze, në këndin objekte të ndryshme të shkencëtares së parë shqiptare dhe një personalitet i fushës së shkencës dhe kulturës
Një tjetër familjare e Kasimatit, Kleri Kasimati u shpreh se “Ne do të donim shumë që të ishin edhe nipërit e saj që tani nuk jetojnë më. E panë disi vlerësimin dhe nderimin që ju bë, por nuk e panë, por nuk arritën deri këtu, sepse ishte vonë. Ishte shumë vonë”.

Gjithashtu, në këtë prezantim ishte dhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e cila theksoi se kjo është një ditë e veçantë për gjithë memorien tonë kombëtare për të rikthyer edhe njëherë sytë drejt vlerave tona të harruara.

Gentiana Sula, drejtoreshë e autoritetit, u shpreh: “Jemi të vendosur që jo vetëm figura e saj, por disa figura të cilat u anatemuan gjatë regjimit komunist, të studiohen. Projekti ka nisur, ne kemi përzgjedhur rreth 10 studiues”.

Rektor i Universitetit të Tiranës, nënvizoi se: “Për herë të parë emrin e zonjës Kasimati e kam dëgjuar në vitin 1992 a 1993, si biologe”.
Historia e jetës dhe veprimtarisë së shkencëtarës Sabiha Kasimati është sa dinamike dhe me veprimtari aq dhe përfundoi në mënyrë tragjike, megjithatë zhvillimi i jetës së saj u bazua në shumë dokumente, raporte e fotografi të rralla që vijnë si dëshmi për brezin e ardshëm dhe për vetë vlerat kombëtare shqiptare.

Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024