MENU
klinika

20-vjetori i ndarjes nga jeta

Përkujtohet shkrimtari/ Dy dekada pa kontributin e Kokonës

17.10.2018 - 17:22

Ministria e Arsimit dhe ministria e Kulturës organizoi sot në sallën franceze të Bibliotekës Kombëtare aktivitetin për të kujtuar figurën e shkrimtarit të njohur Vdat Kokona.

Kokona ishte një figurë akademike me shumë kontribute në jetën e vendit, si dhe i cilësuar shpesh edhe si ati shpirtëror i frankofonisë.

E pranishme në ceremoni ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë fjalës së saj në këtë aktivitet mori angazhimin për veprat më me vlerë të Vedat Kokonës që bënë krenar gjithë kombin.

Ministrja premtoi se do të jenë prezentë në arsimin parauniversitar për brezin e ri ndërsa do të ketë edhe ditë te dedikuara kushtuar profesorit Vedat Kokona në institucionet arsimore të mesme dhe të larta.

nikolla dy-dekada-pa vedat kokonen-konica.al
nikolla dy-dekada-pa vedat kokonen-konica.al

“Angazhohem në detyrën dhe në cilësinë e ministres së Arsimit që këto vepra e tij, të jetë një vepër që shërben për gjithë brezin e ri, ndoshta nga ky takim për të marrë shkas, për të mundësuar që në kurrikulën e arsimit parauniversitar profesori të jetë prezent.

Ashtu sikurse edhe nga kjo ditë ne dalim me një vendimmarrje apo me një angazhim të përbashkët që në sistemin e arsimit unë s’do të veçoja as universitarin, por në gjithë sistemin tonë edhe parauniversitar dhe atë të lartë, të vendosim ditë të dedikuara profesor Vedatit.

Dita e Vedat Kokonës do të jenë ditë në gjithë shkollat ku jo vetëm mësohet gjuha frënge, por edhe në shkolla ku mësohet letërsia shqipe sepse siç ju thatë, vlerat e shqipërimit të profesor Vedatit ashtu si ai i sillte të mëdhenjtë e letërsisë në duart e brezit të ri dhe çdo lexuesi në Shqipëri, është bërë në mënyrën më ekselente të mundshme sepse ai shqipëronte në mënyrën më ekselente.”-deklaroi Nikolla

Ndërkohë nga ana tjetër, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, solli në vëmendje të pjesëmarrësve kujtimet që e lidhin me profesor Kokonën që nga ora e fonetikës dhe deri tek fjalori Frëngjisht-Shqip dhe shtëpia botuese e vajzave të tij.

Nga ky takim Kumbaro bëri të ditur se së shpejti për të nxitur leximin e veprave me vlerë do të ketë një fushatë të madhe të quajtur “Lëvizja Kombëtare për Lexim”.

“Po bëhemi gati për një fushatë leximi, takohemi për një libër për të nxitur leximin. Sivjet duam t’i jap një përmasë më të madhe dhe duam ta quajmë “Lëvizja Kombëtare për Lexim” . Duhet të japim kontribut për leximin e librave nga brezat e rinj.”– deklaroi Kumbaro

Profesori i njohur Edmond Tupe ishte gjithashtu i pranishëm, teksa dhe vlerësoi Kokonën si një ndër poligrafët që preku shumë fusha të jetës dhe solli si trashëgimi për ditët e sotme vepra të rilindësve tanë.

Ndërkohë vajza e tij Mimoza Kokona falënderoi organizatorët që kujtuan 20-vjetorin e ndarjes nga jeta dhe 105-vjetorin e lindjes së babait të saj.

Në shenjë mirënjohje ajo dhuroi për bibliotekën një nga veprat e tij me shënime origjinale.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët