MENU
klinika

Detajet

‘Peshqit’ Balili dhe Berisha i shpëtojnë arrestimeve të së dielës

22.10.2018 - 08:40

Dje njësitë speciale të policisë kanë ushtruar kontrolle në banesat e fshatit Sjtar në Delvinë dhe në Sarandë, ky dyshohej se ishte fshehur Klement Balili, i konsideruar si Escobari i Ballkanit, por personi në kërkim nuk është gjetur.

Mësohet se policia ka lënë të lirë edhe tre personat e shoqëruar gjatë kontrolleve në fshatin Stjar.

Kontrollet për arrestimin e Klement Balilit janë bërë në Vlorë, Sarandë e Delvinë.

Disa përpjekje të njëpasnjëshme të policisë për kapjen e tij kanë përfunduar pa sukses.

operacioni per kelmend-balili-konica.al

Ndërkohë ish-ambasadori amerikan, Donald Lu ka vënë në dukje mos arrestimin e tij duke e cilësuar dështim.

Ikën dhe Lul Berisha

Policia ka ushtruar kontrolle dhe në banesën e Lulzim Berishës në Durrës pas dyshimeve për aktivitet kriminal.

Mësohet se Lulzim Berisha nuk u gjet në banesë, gjithashtu nuk janë gjetur sende të paligjshme

Gjithashtu dje u arrestua në Shijak Flamur Avdyli, emigrant prej vitesh në Gjermani, vëllai i Astrit Avdylit, i dënuar për vrasjen e Durim Kusit.

Në pranga kanë rënë edhe Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkelqim Avdyli dhe Shaqir Gjepali.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN