MENU
klinika

E rrezikshme!

Pezmatimi i mëlçisë

28.10.2018 - 12:00

Janë disa sëmundje të mprehta apo kronike gjatë të cilave dëmtohen qelizat e mëlçisë së zezë dhe çrregullohet funksioni i tyre.

Nga këto çrregullime vuan jo vetëm organi i mëlçisë së zezë, por i gjithë organizmi i njeriut. Kjo ndodh se mëlçia e zezë është një organ jetik që kryen funksione shumë të rëndësishme.

Mëlçia është organi më i madh i organizmit dhe gjendet në anën e djathtë të barkut, nën brinjë. Ajo kryen shumë funksione si: prodhon tëmthin, vitaminën A, substancat për kuagulimin e gjakut.

Ato diagnostikohen vetëm nga mjeku specialist nëpërmjet analizave.

Sëmundjet e mëlçisë së zezë zakonisht kanë këto shqetësime:

Temperaturë;

Vjellje;

Helmime nga goja sidomos në orët e mëngjesit;

Dhimbje barku;

Gazra;

Diare;

Gromsira pas ushqimit;

Zbardhje gjuhe;

Këputje të trupit;

Pagjumësi;

Zbehje të fytyrës;

Urina ka ngjyrë të errët;

Formohen gurë në qese të tëmthit.

Për të sëmurët me mëlçi të zezë rekomandohen ushqime pa yndyrë: ushqimi të jetë i tretshëm, i lehtë, i pasur me vitamina. Të përdoren patate, zarzavate, perime, mish i zier pa dhjamë etj.

Disa mënyra tradicionale kurimi

Çdo ditë esëll në mëngjes 1 orë para buke pihet lëngu i 1 kokrre limoni dhe 1 lugë gjelle me mjaltë për 30 ditë.

Merrni 2 patëllxhana, pritini në 4 pjesë dhe ziejini me 1 litër ujë për 20-25 minuta. Pastaj kullojeni dhe pijeni 3 herë nga 1 gotë në ditë, para buke.

Merrni 30 gr lule basami, valeriane, kokrra kulumbrie dhe rrënjë çikoreje. Të gjitha grimcohen dhe përzihen. Nga ky kombinim merrni 3 lugë gjelle dhe përvëlojeni me gjysmë litri ujë të sapovaluar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet 8 orë. Kullohet dhe pihet nga 1 gotë e vogël uji 3 herë në ditë, para ushqimit i pa ëmbëlsuar. Mjekimi vazhdon 7-10 ditë rresht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN