MENU
klinika

Letërsi shkence

‘’Pika trëndafil’’ vjen nga Mimoza Hafizi në Tiranë

31.10.2018 - 11:36

“Pika trëndafil”, është romani i autores Mimoza Hafizi. Ai ëshë një roman shkencor që do të prezantohet më datë 2 nëntor në ora 12:00 tek Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Salla “Aleks Buda”.

Ajo është nga Shkodra, studimet e larta i kryen për Fizikë speciale të cilat i përfundon me medalje të artë. Studimet pasuniversitare në “Relativitetin e Përgjithshëm dhe në Teorinë e Grupeve”. Studimet doktorale i ka kryer në Francë, D.E.A e Fizikës Teorike në École Normale Supérieure, Paris. Gjithashtu profesoreshë në shefe e departamentit pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore.

Mimoza Hafizi, një nga politikanet më të lakuara në vend si kundërshtare. ”Çetës së Rilindjes” në PS e më pas një nga nismëtaret për krijimin e partisë së Libra-s së vjen me një libër letrar ‘’Pika trëndafil’’si risi e sivjetshme.

Në lidhje me librin ajo bën vetë një përmbledhje dhe një hyrje për artdashësit dhe të apasionuarit të shkencës.

‘’Ne, tokësorë me staturë shkencëtari, lindur në imagjinatë, por vendosur në qendra reale kërkimore të hapësirës, përmes ngjarjesh tipike, ju dëshmojmë arritjen marramendëse të këtij shekulli; zbulimin e mijëra planeteve të reja në Gjithësi, ku mund të ndodhen ALIENËT.’’ Përshkruhet në silabusin e librit. Ka qenë vetë autorja që e ka shpërndarë këtë lajm. Ky libër sipas saj sjell shkencën në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, në popull si shkencë popullore.

Për më shumë ajo shton në rrjetet sociale ‘’Përmes personazhesh të imagjinuara, por tipike në mjedisin shkencor, përmes episodesh, dialogjesh, përsiatjesh a deri fantazish në limitin e njohjes, ky roman ju fton edhe në botën tokësore të inteligjencës, ekselencës, teknologjisë së lartë, progresit të vrullshëm, karaktereve të forta dhe temperamenteve të buta, që ndërthuren tek kërkuesit e hapësirës dhe Universit. Pse kërkojmë? Përgjigja shpresoj të vijë thjesht në faqet e librit tim, ngaqë vetëm mëton të nxjerrë nga subkoshienca atë që natyra na e ka gdhendur pakthyeshmërisht në gene, betejën për mbijetesën dhe ekspansionin e llojit tonë.’’

‘’Nuk e di se sa ia kam dalë ta çoj në destinacion dëshirën time për të shkruar artistikisht e kuptueshëm një libër shkencor. Por jam e sigurtë se ia dola të krijoj një stil unik të rrëfyeri, që nuk e kam gjetur kërkund në llojin e letërsisë popshkencë: Rrëfenja veç dhe Dija përballë saj. Krijimi artistik rrjedh në faqet e djathta të librit, ato majtas i përgjigjen me shpjegime të thjeshtuara dhe informacione shkencore shtesë. Si në piano, ku muzika luhet me dy duar. E djathta tingëllon arpezhet, që përcjellin motivin dhe vijën melodike. E majta luan fort akordet, që i japin notave sigurinë e duhur për të mbajtur peshën e muzikës së madhe. Muzikës hyjnore në këtë rast, asaj muzike të kompozuar nga njerëzit e epokës sonë. Motivi? Zbulimi i planeteve të reja në Gjithësi, atje ku mund të ndodhen Alienët.’’

Ajo shpreh dëshirën e kritikës së lexuesve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!