MENU

Raste të konfirmuara

Po rrezikohemi nga Poliomieliti?

18.10.2018 - 22:28

Një virus i rrallë, por shkatërrimtar i poliomelitit duket se është bërë një rrezik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesërisht duke paralizuar qindra fëmijë.

Deri tani këtë vit janë raportuar 127 raste në 22 shtete, me 62 të konfirmuar si mieliti acute flacside , tha Dr. Nancy Messonnier, kreu i Qendrës Kombëtare për Imunizimin dhe Sëmundjet Respiratore në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive në SHBA.

Ajo njoftoi këto të dhëna në një konferencë për media të martën (Tetor 16, 2018 (HealthDay News).

Shpërthimi i këtij viti shënon valën e tretë të melitit flaksid akut që ka goditur Shtetet e Bashkuara që nga viti 2014 dhe kjo valë është në zhvillim, thonë ekspertët.

Edhe ajo që është më shqetësuese, është fakti që numri aktual i rasteve mund të jetë edhe më i lartë. Një raport i fundit i CNN zbuloi se 30 shtete po hetonin 47 raste të konfirmuara dhe 49 raste të tjera të dyshuara.

Rastet e kësaj patologjie kanë tendencë të fillojnë në gusht, të arrijnë kulmin në tetor dhe deri në fund të dhjetorit, sipas CDC.

“Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje kësaj, sepse pasojat afatgjata që vuajnë fëmijët dhe prindërit e tyre janë të pafundme”, – tha Dr. Carlos Pardo-Villamizar, një ekspert i sëmundjes neurologjike në Universitetin Johns Hopkins të Mjekësisë në Baltimore. “Ju nuk mund të imagjinoni sasinë e vuajtjeve që këta fëmijë kanë në jetën e tyre.”

Më parë, në vitin 2014, u fol për rrezikun e kësaj epidemie kur 120 fëmijë në 34 shtete u prekën me një dobësi misterioze të muskujve.

Një tjetër valë goditi në 2016, me 149 pacientë të prekur në 39 shtete.

Sindroma dyshohet të shkaktohet nga një ose më shumë viruse. Enterovirusi (EV) D68, një virus nga e njëjta familje si polio, është dyshimi kryesor, duke qenë i lidhur ngushtë me shpërthimin e vitit 2014, tha Dr.Pardo-Villamizar.

Por sipas Dr. Keith Van Haren, “Ka gjasë që kjo mund të shoqërohet me viruse të tjera”. Ai është një profesor asistent dhe neurolog i fëmijëve në Shkollën e Mjekësisë të Stanford University.

Sëmundja zakonisht shkakton dobësi në krahë dhe këmbë, por mund të ndikojë në funksionin e grupeve të tjera të muskujve. Në rastet më të rënda, pacientët vuajnë nga dështimi i frymëmarrjes kur muskujt e përfshirë në frymëmarrje bëhen të dobëta, thotë CDC.

Ndjekja e këtyre pacientëve, në vitin 2014 dhe 2016, ka treguar se shumica e fëmijëve nuk shërohen pra për këta pacientë aktualisht nuk ka shërim.