MENU
klinika

Ayako

Princesha heq dorë nga luksi, martohet me “punëtorin”

30.10.2018 - 11:29

Edhe pse rregulli e detyron të heqë dorë nga pozicioni i saj dhe nga jeta e luksit, Princesha e Japonisë, 28-vjeçarja Ayako ka “dëgjuar” zemrën e saj duke u martuar me një person të thjeshtë, me të dashurin e saj 32-vjeçar Kei Moriya, një nëpunës në një kompani anijesh.

Ceremonia u zhvillua në kompleksin e shenjtë “Meiju Jingu” në Tokion qendrorë dhe përfshiu shkëmbimin e unazave dhe pije japoneze. Të premten princesha, fëmija e tretë e princit Takamado dhe e bashkëshortes së tij Hisako mori pjesë në një ceremoni lamtumire të organizuar nga perandori Akiho dhe perandoresha Michiko.


Të martën çifti do të marrë pjesë në një banket që me shumë mundësi do të mbahet në New Otani Hotel të Tokio në prezencë të princit trashëgimtar Naruhito dhe të bashkëshortes së tij Masako Owada.