MENU
klinika

Mjekësia alternative

Problemi i gurëve në tëmth!

29.10.2018 - 12:01

Gurët në tëmth formohen shpesh te gratë, veçanërisht te moshat e mëdha. Shkak i këtyre është jeta pa lëvizje, trupi i dhjamosur, kapsllëku, çregullimet e tretjes së ushqimeve, shtatzënia etj.

Shenjat janë:

Rëndim në anën e djathtë të barkut;

Dhimbjet përhapen në drejtimin lart;

Zverdhje.

Shfaqen edhe dhimbje të forta në formë kolike. Sëmundja ka një ecuri të zgjatur. Me bllokimin e kanalit në fshikëzën e mëlçisë, tëmthi kalon në gjak dhe personi zverdhet, megjithatë tëmthi ndihmon në tretjen e ushqimeve.

Ai përmban substance helmuese, prandaj kalimi i tij në gjak është shumë i dëmshëm. Gurët që nuk shkaktojnë dëme apo shqetësime të tjera, duhet të mjekohen në mënyrë konservative, kurse gurët e mëdhenj kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.

Duhet të ndalohen yndyrnat, vezët, pastat, mishi i dërrit, majonezi, kafeja dhe alkooli. Këshillohet dieta me ushqime të lehta si për shembull: 1 lugë vaj ulliri në ditë, gjalp i freskët 60 gr në 24 orë, kos, qumësht, çaj kamomili, fruta, zarzavate të ziera.

Duhen marrë masa të tjera për rënie në peshë.

Merrni 15 gr mustaqe misri, bishta qershie si dhe 10 gr fruta boronice. Zieni 500 gr ujë. Hidhini në momentin e valimit dhe i lini të ziejnë 15 minuta. Lihet në qetësi 2-3 orë dhe pihet 3 herë nga 1 gotë para buke dhe pa sheqer.

Merrni 1 litër nga lëngu i lakrave (turshi), 300 gr vaj ulliri dhe lëngun e shtrydhur të 4 kokrrave limoni. Ato përzihen mirë dhe lihen të mbuluar për 5 orë. Pastaj, çdo 30 minuta pini nga një gjysmë gote. 24 orë pas pirjes së lëngut i sëmuri nuk ha e pi, duke vazhduar përsëri derisa masa e përgatitur të harxhohet. Kjo kurë bëhet vetëm një ditë.

Gjysëm litri verë e ëmbël përzihet me 60 gr vaj ulliri dhe ziehet për 5 minuta. Pasi ftohet, pihet çdo mëngjes 1 gotë për 4-5 ditë rresht. Kur mbarohet lëngu i sëmuri shtrihet gjysëm ore në anën e djathtë, gjysëm ore në anën e majtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gastrohepatologe Matilda Zhugli

Zbuloni çfarë i shkakton gurët në tëmth!