MENU
klinika

Arritje mjekësore

Procedurat diagnostike invazive në zemër!

31.10.2018 - 16:37

Në rast se ndonjë prej procedurave diagnostike jo invazive tregon për prezencën e problemeve serioze kardiake me ritmin e zemrës ose të arterieve koronare, atëherë një procedurë diagnostike invazive është e nevojshme.

Kateterizmi kardiak (procedurë diagnostike) që përfshin edhe koronarografinë është testi më i zakonshëm invaziv. Gjatë kësaj procedure maten presionet në secilën prej dhomave të zemrës, mund të injektohet kontrast në ventrikulin e majtë, si dhe në secilën prej arterieve koronare që furnizojnë zemrën me gjak të oksigjenuar.

Gjatë këtyre procedurave regjistrohen imazhet e zemrës me rreze X.

Në rast se lokalizohet obstruksioni në arterien koronare, atëherë ky mund të riparohet duke përdorur angioplastikën (një metodë trajtimi, e cila ndihmon hapjen e arterieve të zemrës në raste të caktuara) me ballon dhe në raste të caktuara duke përdorur stent (unazë).

Kjo procedure tashmë terapeutike mund të kryhet gjatë të njëjtit kateterizimi kardiak. Një kateterizëm kardiak i thjeshtë nuk zgjat me shumë se një orë, ndërkohë që procedura të tjera intervenuese kërkojnë më shumë kohë dhe pacienti duhet të qëndrojë nën monitorim në spital për të paktën një ditë.

Kardiologu duhet të informojë pacientin mbi rezultatet e këtyre procedurave diagnostike.

Në rast se pacienti ka probleme të tjera si për shembull të enëve të gjakut të këmbës atëherë kardiologu që kryen kateterizmin kardiak duhet t’i dilatojë gjatë së njëjtës procedure.

Në rast se pacienti paraqet probleme të ritmit, kardiologu elektrofiziolog duhet të kryejë një studim elektrofiziologjik, gjatë së cilit, zemra juaj stimulohet dhe rrahjet kardiake maten dhe monitorohen.

Duke e thjeshtuar, kjo nuk është gjë tjetër veçse një elektrokardiogram shumë e sofisitikuar dhe shumë sensitive.

Duke u bazuar në këtë studim, mund të rekomandohet implantimi i pacemakerit, ose i një defibrilatori intrakardiak. Implantimi i këtyre aparateve të vegjël normalisht duhet të kryhet po nga elektrofiziologu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN